Trefishimi i turistëve, ambasadori Rodkin: Lidhjet midis Izraelit dhe Shqipërisë janë fuqizuar

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z.Boaz Rodkin në Twitter: Pata fat që të kontribuoja në këtë zhvillim


“Numri i turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj vere janë trefishuar, krahasuar me vitin e kaluar”.

Kështu shkruan ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z.Boaz Rodkin, në një status të tij në rrjetin social Twitter.

Falë Israir Arilines, lidhjet midis Izraelit dhe Shqipërisë janë zgjeruar këndshëm. Unë isha mjaftueshëm me fat që të kontribuoja në këtë zhvillim”, thekson ambasadori izraelit.

Edhe ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, e theksoi rritjen e numrit të turistëve izraelitë, në një prononcim të tij nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, duke theksuar se deri në muajin qershor kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë turistë nga Izraeli.

Falënderoj kompaninë për numrin e madh të turistëve izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë verës së këtij viti dhe numrat janë realisht impresionues nga viti i kaluar dhe nga një vit më parë, numri është trefishuar, duke shkuar në 20 mijë turistë izraelitë që janë futur deri në fund të muajt Qershor”.

Për Klosin ky bashkëpunim do të jetë model edhe për kompani të tjera ajrore ne funksion te shtimit te numrit te turisteve.

Kjo mundësi e shtuar krijon padyshim një destinacion të ri, që do të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera izraelite të cilat e shikojnë Shqipërinë si një diamant në sektorin e turizmit dhe si një perspektivë e re e turizmit izraelit. Pra në gjuhën e shifrave rritja e avionëve nga Israir është impresionuese, vjet për herë të parë u testuan dy avionë në javë dhe vetëm për dy muajt e verës, sivjet jemi në katër avionë në javë pothuajse për të gjithë periudhën nga prilli deri në shtator dhe ajo çfarë premtojnë drejtuesit më të lartë të Israir, me të cilët kemi një dakordësi tashmë është që vitin tjetër të ketë shtatë fluturime në javë”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.