Hasan Xërxa, shqiptari nga Prizreni, që me makinën e tij shpëtoi qindra hebrenj

Shqipëria, e vogël dhe e varfër, me një trimëri dhe bujari të paparë, strehoi, mikpriti dhe mbrojti me qindra familje hebrenjësh, në një periudhë me të përgjakur të historise së tyre gjatë Holokaustit. Njeri nga këta njerëz bujarë, që ndihmuan të pashpresët, ishte edhe Hasan Xërxa. Ishte vetëm 25 vjeç në vitin kur me makinen e tij transportoi me qindra hebrenj nga Shkupi, në Deçan dhe pastaj më thellë në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jeten e tij.


Teuta Skenderi

Libraria e Bacës Hasan Xërxa në Prizren, ndriçonte gjithmonë si dielli nga jashtë, dhe i vinte erë lumturie. Ky vend magjepës shkronjash, këngësh dhe poezish, ka lënë një vulë të pashlyer në fëmijërinë time, vulë kjo që më percjellë kudo që jam.

Baca Hasan, kokëlartë dhe flokëargjendtë, me një zë të butë kumbues, ikonë e Prizrenit, që solli lumturi dhe dituri përmes librash gjeneratave të tëra të banorëve të qytetit tonë e edhe me gjërë, beri diçka edhe më të jashtëzakonshme. Diçka që do të rrëfehet deri në përjetësi.

Ne kohërat më të errëta të shekullit të kaluar, kur në të gjitha shtetet e Europes, hebrenjtë u persekutuan dhe u vranë në mënyrë më mizore, ishte një vend, ku ata ishin të sigurtë. Ky vend ishte Shqipëria. Një shtet-shpresë, shkëndijë në errësirë.

E vogël dhe e varfër, me një trimëri dhe bujari të paparë, strehoi, mikpriti dhe mbrojti me qindra familje hebrenjësh, në një periudhë me të përgjakur të historise së tyre, të cilen e perkujtojmë sot, në diten e Holokaustit. Njeri nga këta njerëz bujarë, që ndihmuan të pashpresët, ishte edhe Hasan Xërxa. Ishte vetëm 25 vjeç në vitin kur me makinen e tij transportoi me qindra hebrenj nga Shkupi, në Deçan dhe pastaj më thellë në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jeten e tij.

“Beje një të mirë dhe hudhe në lum si një guralec”, i thoshte keshtu Drane Bojaxhiu vajzës së saj Gonxhes, e cila tërë jetë ia dedikoi të varfërve.

Edhe Baca Hasan, askujt nuk ia ka përmendur këtë akt trimërie të pashoq, derisa në një shtet të madh, i cili ne vitin 1939 refuzoi një anije plot hebrenj që kaluan oqeanin më shumë shpresë, por të përbuzur, përfunduan ne Auschwitz; u xhirua nje film për një trim sikur Hasan Xërxa, nje film qe kaploi Boten dhe fitoi shtate çmime Oscar…

Por ata që mbeten gjalle, nuk harruan. Ata e kërkuan Bacën Hasan, e gjetën, e nderuan. Ai tani më ishte një plak i urtë, me flokë të bardha sikurse majet e Sharrit përherë të mbuluara me borë, që shiheshin qartë nga libraria e tij.

Ndonjëherë të mirat e fundosura nga harresa, na i sjellin lumenjtë lajmëtarë.

Tërë Bota e din këtë tani, sepse bëmirësia e tij u shenua në Monumentin Yad Vashem ne Jeruzalem, dhe ekspozita ‘Besa’ e krijuar nga fotografi Norman Gershman, udhëton nëpër Botë edhe sot, e bashkë me të edhe fotografia bardhë e zi, e plakut fisnik me flokë të argjendta.

Besa, monument i ynë më i lartë, më i ndritshëm, u ngjall edhe atëherë kur bota mbylli dyert dhe bëhej sikur nuk dëgjon klithmat e milionave.Asnjë hebre nuk u dorëzua në Shqipëri. Janë mbrojtur deri në fund të luftës. Lista e emrave të tyre nuk u dorëzua kurrë. Edhe atëherë kur njeri nga nazistet me te larte, Herman Neubacher, ne vitin 1943 thirri katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe kërkoi që ata të dorëzojnë listen e floririt dhe të emrave të hebrenjëve, ata dorëzuan vetëm floririn.

Askund në Europe nuk ndodhi që numri i popullatës hebreje të jetë më i madh pas luftes se në fillim të saj. Kjo mrekulli e njerëzimit ndodhi vetëm në Shqiperi. Besa nuk është fjalë. Besa është fortresë ku strehohen të pashpresët.

Te kujtojmë sot edhe një njeri fisnik-prefektin e Prishtinës, Hysen Prishtina, i cili ne vitin 1942 bashke me Preng Ulin ia dha lajmin e rrejshëm okupatorit Gjerman, se me qindra hebrenj te mbyllyr në kampin ku sot qëndron Fakulteti Filologjik janë të sëmurë nga tifoja. Keshtu edhe këta u bartën në Shqiperi. Ketë akt trimërie të cilin poashtu e mbuloi harresa për shumë vite, e gjeta në shkrimin e Saimir Loljes mbi shpetimin e hebrenjëve në Kosovë. Shumë nga këta njerez të shkretë që pritnin ekzekutimin e sigurtë, u transportuan edhe nga Hasan Xërxa.

Fati i popullit tonë ishte i tillë, qe ky njeri i jashtezakonshem bëmirës dhe patriot, pas luftës të vuaje 16 vite burgu ne Nish. E liruan disa dite para martesës së vajzës së tij. Asaj i kujtohej babai, kur e vizitonte në burg, i heshtur me pranga në duar, i dobësuar sepse ushqimin e sjellur nga shtëpia nuk ia jipnin. Te gjitha këto unë i mësova pas vdekjes se Baces Hasan tonë. Jetoi plot 97 vite, la shumë pas vetes, dhe hyri në histori.

Në zemrën time jeton që kur isha fëmi.

Kopjen e parë të librit ‘Ditari i Anës Frank’ e kam blerë në librarinë plot dritë, me erë lumturie. Isha 9 vjeçe, dhe atëbotë, nuk e dija se më buzëqeshte një hero, që shpetoi nje Botë te terë e cila zuri vend në një makinë.

Nga koleksioni i Maksut Vezgishi.

 

Illyriapress.com

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Koronavirusi/ Izraeli ndryshon linjën e prodhimit të raketave për të bërë respiratorë

Izraeli po ndërron disa linja prodhimit të raketave për të bërë aparate respiratore në përpjekjet për të luftuar mungesat kombëtare…

SHQIPËRI

Investime izraelite në Shqipëri, “Big Mall Group” bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”

Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli me projekte të rëndësishme në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Oficeri i Mossad: Luftë e ashpër mes shërbimeve inteligjente në botë për ventilatorë me çdo kusht

Shefi i departamentit të teknologjisë në shërbimin e inteligjencës Mossad të Izraelit tha se vendet janë futur në një betejë…