Fotoja e famshme e David Ben-Gurion është realizuar nga shqiptari Gjon Mili

Një ndër fotot më të famshme, e një prej etërve të themelimit të Shtetit të Izraelit, ajo e kryeministrit të parë të vendit hebraik, David Ben-Gurion, është realizuar nga shqiptari Gjon Mili


Një ndër fotot më të famshme, e një prej etërve të themelimit të Shtetit të Izraelit, ajo e kryeministrit të parë të vendit hebraik, David Ben-Gurion (1886-1973), është realizuar nga shqiptari Gjon Mili.

Korçari Gjon Mili (28 nëntor 1904– 14 shkurt 1984) konsiderohet si një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX.

Foto të tjera të famshme e tij nga Izraeli janë ato të Adolf Eichmanit gjatë gjyqit, nazistit të kapur nga Mossad në Argjentinë (maj 1960), dhe që ishte përgjegjës për zhdukjen e disa miliona hebrenjve gjatë Holokaustit.

I lindur në Korçë në vitin 1904, Gjon Mili emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme në Bukuresht, dhe pastaj për në SHBA (1923).

Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier elektrike në universitetin e mirënjohur MIT (Massachusetts Institute of Technology).

Nga Roma në Hollivud, nga fotografitë e artistëve tek ato të sportistëve apo figurave të njohura shoqërorë, pasioni për fotografinë, syri artistik si dhe studimet shkencore të kryera në fushën e ndriçimit, i dhanë mundësinë të hynte në histori si fotografi i parë që përdori “flashin elektronik” apo “dritën stroboskopike”.

Që prej vitit 1939 filloi të bashkëpunonte me revistën “Life”, me të cilin bashkëpunoi deri në fund të jetës të tij, në vitin 1984 (vdiq nga pneumonia).

Përgjatë këtyre viteve emri i Milit mori famë ndërkombëtare për shkak të stilit të spikatur, lëvizjes së dukshme në foto, si edhe personazheve të njohur të cilët fotografoi, midis tyre edhe piktori i madh Pablo Pikaso.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Këshilltarja del me koronavirus, Netanyahu futet në karantinë

Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus. Netanyahu ka thënë për mediat vendase se…

SHQIPËRI

Investime izraelite në Shqipëri, “Big Mall Group” bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”

Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli me projekte të rëndësishme në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit në Izrael

Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe…