“Tu Bishvat” – “Ditëlindja e pemëve” në festat hebraike


A e dini se në Izrael ka dhe një “ditëlindje për pemët”?

Ajo quhet “Tu Bishvat”. “Tu Bishvat” quhet ndryshe edhe “Festa e frutave”, apo edhe “Viti i ri i pemëve”

Këtë vit, ajo fillon sot, më 9 shkurt 2020, me perëndimin e diellit dhe përfundon nesër, 10 shkurt, po më përëndimin e diellit.

Është një festë 24-orëshe, dhe konsiderohet si “ditëlindja” e të gjitha pemëve që bëjnë fruta.

Emri Tu B’Shvat vjen nga dita hebraike e festes, e cila ndodh në ditën e 15-të të Shevat.

“Tu” janë në hebraisht shkronjat Tet dhe Vav, të cila bashkërisht kanë vlerën numerike 9 dhe 6, të cilat po të mblidhen së bashku bëjnë 15.

Tu B’Shvat shfaqet në Mishnah, i njohur si Bibla gojore, në Traktatin Rosh Hashanah (viti i ri), si një  nga katër vitet e rinj në kalendarin hebraik.

Në kohët e vjetra, “Tu Bishvat” ishte thjesht një datë kalendari, që i ndihmonte fermerët hebrenj, të përcaktoni saktësisht se kur duhet të sillnin prodhimet e tyre të frutave nga pemët e mbjella së fundi në Tempull, si prodhim i parë i tyre.

Në kohët moderne, “Tu Bishvat” vazhdon të jetë një mundësi për mbjellje e pemëve – në Izrael dhe kudo tjetër ku jetojnë hebrenjtë.

Hebrenjtë e festojnë “vitin e ri të pemëve”, duke ngrënë fruta të njoma apo të thata të tilla si rrush, fiq, shegë, ullinj apo dardhë.

Në Izraelin e kohëve të sotme, dita festohet edhe si një ditë ekologjike me mbjellje pemësh.

 

Lexo më shumë

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Raporti  i Startup Genome Ecosystem: Izraeli, vendi i 6-të për inovacionin në botë

Studimi, i kryer nga Startup Genome Ecosystem, rendit bashkërisht Tel Avivin dhe Jeruzalemin në vendin e gjashtë nga 150 qytetet…

SHQIPËRI

Përvoja izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës

Me moton “Turizmi i gjelbër: Tani dhe përgjithmonë” #GO2Innovation organizoi të Mërkurën një webinar me ligjërues ekspertin izraelit të teknologjive…

KOSOVA

Projekte të përbashkëta, Rotary Club Haifa dhe Rotary Club Prishtina International nënshkruajnë marrëveshjen

Rotary Club Haifa (Izrael) dhe Rotary Club Prishtina International (Kosovë) do të vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit.…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Misioni i Mossad për të kapur arkitektin e Holokaustit, Adolf Eichmann

Adolf Eichmann u kap nga shërbimi sekret izraelit në Argjentinë më 11 maj, saktësisht 60 vjet më parë sot; ai…