“Nobel” në Mjekësi/ Hebreu Karl Landsteiner, babai i transfuzionit të gjakut

Karl Landsteiner është imunologu hebre që zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut A, B, AB dhe 0, në vitin 1900, që solli edhe transfuzionin e gjakut pa rrezikuar jetën e pacientit, i realizuar nga mjeku Reuben Ottenberg  në Mount Sinai Hospital Mount në Nju Jork në vitin 1907. Në vitin 1930, Karl Landsteiner mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi


Transfuzioni i gjakut mban firmën e një hebreu.

Karl Landsteiner është imunologu hebre që zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut A, B, AB dhe 0, në vitin 1900, që solli edhe transfuzionin e gjakut pa rrezikuar jetën e pacientit, i realizuar nga mjeku Reuben Ottenberg  në Mount Sinai Hospital Mount në Nju Jork në vitin 1907.

I lindur në një familje hebrenjsh austriakë në Vjene, Karl Landsteiner (14 qershor 1868 – 26 qershor 1943), djali i një gazetari të njohur vjenez, Leopold Landsteiner, ish-kryeredaktor i “Die Presse”, konsiderohet si babai i transfuzionit në mjekësi.

Qysh kur ishte student i mjekësisë në Universitetin e Vjenës, Karl Landsteiner, shkroi tezën e tij të doktoraturës në 1891 në lidhje me influencën e dietës në kompozimin e gjakut.

Ai i thelloi studimet e tij në Zvicër dhe Gjermani, dhe më pas punoi në Vienna General Hospital.

Së bashku edhe me Constantin Levaditi dhe Erëin Popper, ai zbuloi virusin e poliomielitit në vitin 1909.

Karl Landsteiner vazhoi punën e tij në Roman Catholic Hospital në Hagë, Holandë dhe më pas në Rockefeller Institute for Medical Research në Nju Jork, ku dhe u vendos përfundimisht.

Në vitin 1930, Karl Landsteiner mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi, si dhe u nderua me çmime të shumta prestigjioze në Holandë dhe SHBA.

Portreti i tij ishte stampuar në kartëmonedhën 1000 shiling të Austrisë.

Karl Landsteiner vdiq në moshën 75-vjeçare në Nju Jork, SHBA.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…

SHQIPËRI

“The Jerusalem Post”: Shqipëria nderon vendasit që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit me një Memorial

Gazeta e madhe izraelite "The Jerusalem Post" shkruan për Memorialian e Holokaustit të inauguruar pak ditë më parë në Tiranë:…

KOSOVA

Kosova thellon bashkëpunimin me Izraelin, ministrja Haradinaj pret ambasadoren Alona Fisher-Kamm

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…