Prof. Neki Babamusta: Si e shpëtuam familjen e rrobaqepësit hebre në 1943 në Kavajë

Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me ta në italisht.


Prof. Neki Babamusta, një publicist dhe historian mjaft i njohur në Diasporë dhe trojet shqiptare, rrëfeu gjatë një interviste për gazetaren Raimonda Moisu të gazetës “Sot”, se si familja e tij shpëtoi në 1943 një familje hebreje si dhe disa ushtarë italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës.

PJESË NGA INTERVISTA

Për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, ç’mund të na thoni? Si dhe pse i strehuat?

Ish-Mbreti Zog, për humanizmin dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë. Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në krematoriume (furrat e vdekjes) mbi 6 milionë hebrenj.

Populli shqiptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2,000 hebrenjve. Në Kavajë, ish-sekretari i gjyqit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i Merituar), arritën të pajisin me pasaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrenj. Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943.

Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me ta në italisht. Familja na tregoi që pjestarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e fisit ia kishin vrarë Gestapoja hitleriane. Më ka mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve. Trishtimi i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar për 3 muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët gjerman.

Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e familjeve që strehonin izraelitë. Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk tregonte. Kur morëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e gestapos, me shpejtësi e larguam familjen për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek livadhet, 700 metra larg shtëpisë.

Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te nazistët as nga qytetarët shqiptar e as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit shqiptar. Pas tre muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i pajisi me dokumenta dhe familja izraelite kaluan Adriatikun. Ndarja qe tepër emocionuese me përqafime dhe lot në sy, i puthnin duart babait dhe nënës time. E konsideronim familjen hebreje si familjen tonë. Mihal Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirënjohje u thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv. Atij iu dhurua dekorata e mirënjohjes dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv.

Po aq mbresa të thella më ka lënë strehimi i 6 ushtarëve italianë, që kishin dezertuar nga fronti i luftës (8 shtator 1943). Gjermania, pas kapitullimit të Italisë, kërkonte ushtarët italianë për t’i rekrutuar në ushtrinë gjermane. I strehuam ushtarët tek depoja e bereqetit, dhe natën flinin në një dhomë, tek bodrumi i shtëpisë. Më kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët italianë qëronim misër te hauri (magazina), vendi i strehimit.

Për t’ia hequr mërzitjen, babai i mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me fjalë zemre se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre. Më i riu nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë gjallë në shtëpi te prindërit tanë?” – “Po”, – i përqafonte nëna, “së shpejti do ndodheni pranë familjes tuaj.” Mbas 2 muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, 6 ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës sepse shpëtuan pa u kapur nga Gestapoja.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.