Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler: Ja përfitimet e Shqipërisë nga Forumi i Antisemitizmit!

Rezoluta per Anti-semitizmin, flet për televizionin informativ Fax News, Ambasadori Izraelit ne Shqiperi, Noah Gal Gendler


Rezoluta per Anti-semitizmin, flet për televizionin informativ Fax News me gazetaren Rovena Cerka, Ambasadori Izraelit ne Shqiperi, Noah Gal Gendler.

INTERVISTA NOAH GAL GENDLER

<\Tanimë Shqipëria do jetë pjesë e lëvizjes kundër Antisemitizmit, çfarë mendoni se do të ofrojë shqipëria këtë forum?

Për ta nisur, Shqipëria është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Hetuesve të Vraseve vëzhgues prej disa vitesh. E vetmja gjë që kemi bërë javët e fundit është se shqipëria adoptoi deklaratën ndërkombëtare antisemititste. Kur ne themi antisemitizëm, çfarë kuptojmë? Si të përballemi me antisemitizmin. Rasti I shqipërisë është shumë unik, sepse, faktikisht nuk ka Antisemitizëm në këtë shtet dhe Hebrenjtë janë trajtuar shumë mirë krahasuar me të gjitha shtetet e tjera në Europë por edhe në botë. Kështu, shqipëria duhet të shërbejë si shembull morali për shtetet të shohin se njerëzit mund të sillen me minoritetet, kulturat e ndryshme e tjerë.

 Sa Izraelitë janë duke jetuar në shqipëri?
Sot, shumë pak, gati 40, 50 veta

 Dhe me çfarë janë të angazhuar?

Janë thjeshtë qytetarë normalë. Nuk mund të dallosh nëse janë hebrenjë apo jo, janë përshtatur me shoqërinë shumë mirë. Nuk vuajnë nga asnjë lloj antisemitizmi në këtë vend. Janë të lumtur që jetojnë këtu. Disa prej tyre kanë jetuar në Izrael për disa vite dhe janë rikthyer në shqipëri, e kështu, ndihen të sigurtë.

Çfarë ndodhi në Forumin ballkanik kundër Antisemitizmit?

Forumi ishte organizuar nga parlamenti shqiptar, me pjesëmarrjen e shumë lidërve të shteteve të ndryshme të ballkanit por jo vetëm, ai zgjati rreth 3 orë dhe mesazhi I dërguar ishte i qartë për të gjithë, Ballkani është duke folur për të atashuar lëvizjen kundër antisemitizmit. Kishte fjalime shumë të mira nga kryeministri Edi Rama, Mike Pompeo nga amerika, liderët ballkanikë, dhe besoj se ishte një conference shumë impresionuese.

Duke iu referuar historics, sa Hebrenj janë shpëtuar gjatë luftës në Shqipëri?

Numri që njohim është i përafërt, nuk është 100% I përafërt, rreth 2400 apo 2500. Rreth 200 prej tyre janë qytetarë të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetrër kanë ardhur si refugjatë nga shtetet e tjera.

Çfarë mendojnë dhe si ndihen qytetarët Izraelitë për këtë pjesë të hisatorisë? E njohin? E njohin ata shqipërinë?

Jo të gjithë e njohin Shqipërinë, por tanimë ne jemi përpjekur qw të atashojmë këtë pjesë të rëndësishme të histories në kurrikulën shkollore të gjimnazeve tona sepse secili nxënës meriton ta dijë këtë histori. Përveç faktit se bëhet fjalë për një numër të vogël qytetarësh sepse janë vrarë 6milionë hebrenj nga holokausti përreth botës, morali I historisë është shumë I rëndësishëm sepse tregon se një popull i vogël në ballkan mund të bëjë një ndryshim e të tregojë kurajo. Kjo është një histori e cila tregon barazi dhe I bën ata që janë të ekspozuar ndaj këtij informacioni ta kuptojnë këtë.

Lidhur me turizmin, si është marrëdhënia e qytetarëve të dy vendeve pas marrëveshjes së arrirë mes dy qeverive?

Kmei pasur një periudhë shumë të mire në vitin 2019, 20 mijë Izraelitë erdhën në Shqipëri dhe ishim të bindur se këtë vit do të vinin 30 mijë, por nuk e kishim parashikuar krizën që do të vinte si pasojë e COVID 19. Kështu do të shtoheshin ditë pas dite vizitorët por tani sigurisht gjithçka është e bllokuar, por jam shumë optimist se pasi të mbarojë kjo situate e krijuar nga koronavirus mijëra qytetarë Izraelitë do të vijnë në shqipëri. Por sa i takon udhëtarëve shqiptarë drejt Izraelit, sigurisht numri është shumë më I kufizuar, disa qindra I janë drejtuar Izraelit çdo vit. Mundësia kryesore është flututimi direct, në 2019 patëm edhe fluturime me charter nga Marsi deri në Nëntor, por synimi ynë sigurisht është të kemi fluturime sistematike direkte gjatë gjithë vitit.

Si është situata e COVID në Izrael tani?

Është totalisht nën kontroll pas dy tri javësh izolimi, por këtë pandemi nuk e parashikon dot se si mund të shkojë, duhet treguar kujdes i veçante. Jemi përpjekur të lehtësojmë masat shtrënguese dale ngadalë në mënyrë që të mos I kthehemi një vale të tretë infeksionesh.

Gjatë karantinës si kanë shkuar këto shifra?

Jeei ende të karantinuar, nëse do të udhëtosh drejt Izraelit do duhet të karantinohesh për 14 ditë, por sifrat e të infektuarve janë në zbritje, kjo është positive.

10. Kur ne themi Shqipëri ne kuptojmë edhe Kosovën, është pjesë e jona. Çfarë po ndodh me ambasadën e Kosovës në Jerusalem?

Pas deklaratës së fitmosur në Uashington, Kosova dhe Izraeli nisën bisedimet për statusi, marrëveshjen dhe plotësimin e procedurrave etjerë, është ende nën porces. Kushti sigurisht është që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem. Është duke vazhduar si procedure dhe mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë.

Pra marrëveshja e firmosur në uashington do të respektohet nga të gjitha palēt?

Unë nuk mund të flas për Serbinë por di se duhet të ketë diskutime mes Izraelit dhe Serbisë sepse ajo është pjesë e kësaj marrëveshjeje, e në momentin që marrëveshjet firmosen procedurat duhet të vazhdojnë. Ky process do të zgjasë me siguri për disa javë.

Javën ekaluar kur folëm për antisemitizmin, parlamenti shqiptar miratoi edhe një ligj I cili I ndaloi ISKPK të mos studiojë periudhën e Luftës Nacional Çlirimtare në shqiperi, mendoni se mund të ketë një kontradiktë konceptuale në këto dy akte?

Nuk shoh një lidhje direkte mes të dyjave, nuk dua të përziej dy çështje të ndryshme. Eksperienca me shqiperine lidhur me antisemitizmin është shumë positive dhe duhet ta bëjmë të dobishme. Ne nuk kemi dyshime për sjelljen morale të shqipërisë jo vetëm gjatë luftës së dytë botërore por edhe mijëra vite më parë, pra ky ëshë draft-kodi ynë dhe të gjithë duhët të marrin këtë si shembull.

Sa investitore Izraelitë ka në Shqipëri?

Nuk kemi shumë investitorë në Shqipëri, ka por jo në sasi të madhe kjo edhe për shkak të pandemisë COVID por jemi në një trajektore të mirë për të sjëllë investime të reja në Shqipëri nga Izraeli në fushën e agrikulturës e turizmit por jo vetëm kërkojmë të shtrihemi edhe në shërbimet spitalore megjithatë aktualisht jemi të bllokuar për shkak të pandemisë.

Është logjikisht e qartë por si është gjendja e këtyre investimeve , a janë tëmirëpritura në Shqipëri?

Në fakt janë të mirëpritura me gjithë problemet që ka Shqipëria për të tërhequr investitorë, por për çdo problem ka zgjidhje dhe ne do të shkojmë në rrugën e duhur duke e studiuar tregun me investimet të cilat kërkohen më shumë në Shqipëri dhe print më mirë. Përmenda agrikulturën dhe turizmin pasi është e qartë që vendi ka nevojë për investim.

Ju falenderoj për intervistën

Faleminderit ju zonje

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.