Gazetari izraelit Larry Luxner: Një udhëtim targash në Shqipërinë e ndaluar dikur!

Artikull i Larry Luxner, i botuar në “Plates Magazine” dhe publikuar nga Retro.al


NgaLarry Luxner

Tridhjetë vite më parë, kur president i SH.B.A ishte George H.W.Bush, Jugosllavia ishte akoma një shtet dhe 173,000 bunkerë prej betoni akoma shënonin peisazhin shqiptar, vendosa të kaloj në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë së paarritshme asokohe, me qëllim për të realizuar një kronikë mbi flakët e Marksizmit, që po shuheshin para rënies së Perdes së Hekurt.

Bunkerët ishin një rezultat i paranojës së Enver Hoxhës, tiranit shqiptar që sundoi këtë zone feudale malore me përmasat e Maryland, nga 1941 deri pak para vdekjes së tij në 1985. Si një gazetar i pavarur që në atë kohë jetonte në Puerto Rico, kisha provuar të merrja një vizë turistike shqiptare që në vitin 1988, por asnjë letër e imja nuk pati marrë përgjigjje.

Më në fund, në Mars të vitit 1991, pas ardhjes së Ramiz Alisë në pushtet, autoritetet miratuan vizën, dhe tre muaj më vonë u nisa për në Shqipëri nga Greqia, duke fluturuar nga Athina për të hyrë në vendin e ndaluar në veri të kufirit grek në Kakavijë.

Ende më kujtohet që pagova taksën e vizës prej $15 me një kartmonedhë $50, dhe në këmbim mora disa monedha argjendi klasike të vitit 1930, kjo si pasojë e mungesës së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, kur u dëbuan diplomatët e fundit amerikanë në vitet 1940. Në kufi, dëgjova një shofer të thërriste “Zoti Larry” (ishin në pritje të mbërritjes time), më shoqëroi në një Mercedes-Benz, që më vonë mësova se ishte një nga automjetet e pakta në qarkullim në rrugët e Shqipërisë. Në të vërtetë, makinat, targat e makinave- me të cilat më tutje do të bija në dashuri- ishin gjërat e fundit që do më shkonin në mendje kur fillova këtë aventurë të pazakontë gazetareske në Ballkan.

Pas disa ditësh mes shënimesh të shumta, intervista dhe fotografi mbi çështje që varionin nga rizgjimi i Islamit në Shqipëri, në hyrjen e DHL-së si ndërkombëtarja e para në vend, fillova të mendoja nëse do ta kisha të mundur të merrja ndonjë suvenir të ndaluar apo jo. Në fund, mora më shumë se sa kisha menduar.

Ani, një anglishtfolëse 22-vjecare simpatike, studente e ekonomisë në Universitetin e Tiranës, u bë shumë shpejt udhërrëfyesja ime, dhe pak më vonë e dashura ime. Vizituam kështjellën e famshme të Skënderbeut në Krujë, eksploruam kishat Ortodokse në Korcë, shëtitëm rreth bregut të Adriatikut në Durrës, dhe bëmë kërkime të frytshme në Berat duke kërkuar varrin e Shabbatai Zevi, një profet-i rremë, që ishte internuar në Shqipëri në vitet 1660 nga një Sulltan Turk. Ani gjithashtu më ndihmoi me përkthimin gjatë intervistave me politikanët dhe protestuesit. Dy javë më vonë, vendosa të merrja me vete Anin në Amerikë duke kaluar nga Turqia, në mënyrë që ajo të vazhdonte studimet.

Pak para se të kalonim kufirin e Kakavijës, u kujtova që po largoheshim pa asnjë targë me vete, për të treguar mbi aventurat e mia në Shqipëri. I kërkova Anit të më ndihmonte për të bindur një shofer kamioni që të më shiste targën e mjetit të tij “10TR226”.

Pasi folën cuditshëm në shqip me shoferin, u gjendëm të rrethuar nga disa burra, të gjithë kuriozë të mësonin se çfarë po blehej aty. Për fat të mirë, pa ngritur dyshime tek rojet kufitare, arrita të blej targën për $10- një shumë e madhe për valutën vendase asokohe.

Edhe pse lidhja dhe më vonë martesa me Anin, nuk zgjatën shumë, tërheqja ime për target vazhdon akoma edhe sot.

Sipas Regjistrit të Targave të Botës, targat e para shqiptare dolën në qarkullim në vitin 1925, kur vendi ishte akoma një mbretëri feudale, edhe pse shumë pak dihet për targat e asaj kohe. Më shumë dihet për seritë e vitit 1958, të prezantuara gjatë diktaturës së Hoxhës (që mes shumë qëndrimesh të tjera, deklaroi Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë në 1967 dhe menjëherë filloi me shkatërrimin e kishave dhe xhamive, e duke burgosur të gjithë ata që praktikonin fenë). Si shumë targa të tjera, targa ime e dashur *10TR226* mban dy yjet e kuq, që përfaqësojnë komunizmin. Shkronjat dhe numrat janë në ngjyrë të bardhë, të vendosur mbi një pllakë metali të sheshtë të pangjyrosur në formë drejtkëndëshi. TR qëndron për Tiranën, kryeqytetin dhe një nga 36 rrethet e shtetit të atëhershëm, ku secili kishte kodin e vet me dy shkronja.

Kur u ktheva sërish në Shqipëri, mblodha më shumë histori dhe më shumë targa. Babai i Anit, një oficer artilerie i ushtrisë shqiptare i dalë në pension, arriti të më gjejë dy shembuj targash katrore më gërmat UP, që simbolizonin “Ushtrinë Popullore”, gjithashtu edhe një targë diplomatike TD nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë.

Që prej asaj kohe, u ktheva edhe tre herë të tjera, duke parë se si evoluan targat përgjatë viteve. Në 1993-shin, qeveria shqiptare ndryshoi sistemin e numrave, hoqi yjet e kuq aq fort të urryer, duke kaluar në një format të thjeshtë të së zezës mbi të bardhë. Dy vite më vonë, në 1995, u prezantua versioni i ri, me një shirit të kuq me shkronjat “AL” dhe simbolin kombëtar, shqiponjën dykrenare. Në vitin 2011, shiriti i kuq u zëvendësua me ngjyrën blu, dhe shqiponja në ngjyrë të bardhë.

Tani, targat retro dhe “targat vanitoze” ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, me Drejtor Blendi Gonxhja. Sipas tij, Shqipëria kishte 676.811 mjete të regjistruara deri në 31 Dhjetor 2020. Këtu përfshihen 5.400 mjete me targa “vanity” dhe 157 me targa antike apo retro – dhe 600 të tjera në listë pritjeje.

Në ditët kur unë fillova udhëtimet e mia në Shqipëri- shumë kohë para Facebook -nuk kisha asnjë të dhënë se targat e së ashtuquajturës – parajsa e punëtorëve- ishin konsideruar si shenjtëri e koleksionimit, bashkë me ato nga Vatikani dhe Korea e Veriut.

Në ditët e sotme, ato që duan të shohin një koleksion të mirë, mund të vizitojnë Muzeun Ndërkombëtar Für Nummernschilder und Verkehrsgeschichte, Muzeun e Targave në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Großolbersdorf drejtuar nga Sven Rost (#5188). Ky atraksion turistik shumë pak i dëgjuar, vendosur në një ish-fabrikë mobiljesh, përmban ekspozita targash nga Shqipëria dhe Kosova. Koleksionuesi zviceran Michael Hess (#13328) ka po ashtu një koleksion mbresëlënës në banesën e tij, me 25 targa që përfaqësojnë cdo epokë të historisë së automotorizimit shqiptar. Edhe koleksionuesi Hollandez, Sander Elie, ka vizituar Shqipërinë 5 herë, duke filluar nga 2004, por vetëm në Nëntor 2019 në udhëtimin e tij të fundit, arriti të marrë me vete targa. Farouk El Sherif (#13167) nga Tucson Arizona, kaloi 6 javë në Tiranë në një program veror në 2018. Atje, Farouk- egjiptian vendas- arriti të marrë me vete disa targa për koleksionin e tij. Përvec targave shqiptare, ai pa edhe disa Amerikane, duke përfshire edhe një “Arizona vanity”, në një Mercedes-Benz të argjendtë, dhe një targë teksane në një Cadillac Escalade të bardhë.

“Unë doja të shkoja të shikoja Ambasadën Egjiptiane, që qe e vendosur në Rrugën e Kuvajtit,”- tha ai. “Kudo pashë targa CD të vjetra dhe të reja. Gjithashtu pashë një targë policie “low numbered” që ishte parkuar para disa ndërtesave të qeverisë. E dija që nuk duhet ta bëja atë fotografi, por arrita ta bëja shpejt dhe u largova. Një djalë që punonte aty u afrua me mirësjellje duke më thënë se nuk duhet të kisha vepruar ashtu. Pasi folëm pak, unë u largova. Reid Williamson (5198) nga Richmond i Virginia-s, gjithmonë kishte dashur të vizitonte Shqipërinë që kur e pati parë bregdetin gjatë një udhëtimi me traget nga Greqia për në Itali – por Perdja e Hekurt dhe Enver Hoxha e bënë të pamundur realizimin e një vizite të tillë.

Udhëtimi im i parë në Tiranë ishte pas daljes në pension, thotë ai, ndërsa rikujton aventurën e 2019, e cila përfshinte tre net duke shëtitur në këmbë përgjatë rrugeve të Tiranës, Beratit e Shkodrës. “Unë normalisht kam një një lente shumë të fuqishme fotografike dhe kurrë nuk kam patur probleme apo refuzime të të fotografuarit të targave të makinave. Kjo vlente dhe në Shqipëri,” thotë Williamson në një email.

“Për pasojë, u ktheva në shtëpi me afro 20 fotografi veturash në Shqipëri dhe plot informacione mbi domethënien e (kodit të shkronjave)? ” William shton: “Të parit e ndërtesave historike, peizazheve të mrekullueshme, por edhe përjetimi i një tërmeti me magnitudë 5.7, krijoi një eksperiencë që do ta mbaj mënd gjatë – dhe më la me një dëshirë të madhe për t’u kthyer, kur të lejohet sërish udhëtimi ndër shtete.

Për sa i përket koleksionuesve të targave në Shqipëri, nuk më vjen ndërmënd askush. Përkundrazi, në shtetin fqinj në Kosovë, Artmir Ibra, i cili është një koleksionues targash. “Më kanë pëlqyer gjithmonë makinat në përgjithësi dhe targat në vecanti, që kur isha i vogël,” thotë Arti, 27 vjecari kosovar, i lindur dhe i rritur në Vushtrri. Me shkollim të lartë për Shkenca Politike, ai tani punon në investime bankare në Prishtinë. “Targa e parë që kam marrë ka qënë UNMIK, nga makina e babit tim pasi kaluam tek ajo me RKS, pak vite pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë në 2008”- thotë ai.

“Me kalimin e kohës, arrita të marr disa targa nga makinat e importuara nga Gjermania, por jo shumë. Duke qënë se jam i vetmi koleksionues shqipëtar në Shqipëri e Kosovë, mund të koleksionoj në shumicën e rasteve targa shqiptare e kosovare, por jam duke zgjeruar koleksionin me targa të tjera Europiane e Afrikane. Sapo kam përfunduar shkëmbimin tim të parë dhe pasi pandemia e virusit të përfundojë, shpresoj të kem mundësinë të marr pjesë në mbledhje ku të mund të njoh të tjerë.”

Marrë nga Retro.al


Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.