Qazim Namani: Prania e hebrenjve para dhe pas pushtimit osman të Kosovës

Sipas dokumenteve ushtarake serbe në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës jetonin 3000 hebrenj, më 1910 jetonin 3200, më 1915 vetëm 298 hebrenj jetonin në Vilajetin e Kosovës, çka do të thotë se të tjerët ishin shpërngulur në Turqi.


Nga Qazim Namani

Në kohën e perandorit bullgar Kolojanit (1197-1207) u pushtuan shumë toka bizantine midis të cilave përmendet dhe Shkupi, Prizreni, etj. Në këtë rast kuptojmë edhe për emrin e ipeshkvit të atëhershëm të Prizrenit Abrahamit i cili bashkë me ipeshkvit tjerë provincial e nënshkroi letrën të cilën ia dërguan papës Inoçentit të III.

Shikuar nga aspekti etimologjik mendoj se, emri Abraham i  takon familjes së gjuhës hebraike. Abraham është emër fetar që përdoret shumë të populli hebrenj. Sipas burimeve historike në Shkup më 1361 ka filluar ndërtimi i sinagogës së parë. Bashkësitë e hebrenjve në qytetet  shqiptare dokumentohen që nga shekulli XIII.

Të dhënat historike dëshmojnë arritjen e hebrenjve në Kosovë në shekulli XV, por ka shumë të ngjarë se çifutët të kenë pasur kontakte me Kosovën që në periudhën romake. Në mesjetë në bregdetin shqiptar, ka pasur disa qytete me bashkësi çifute po ashtu “romaniote”, por me kulturë italiane.

Kontaktet e hebrenjve në antikë me popujt tjerë të Ilirikut vërehen edhe përmes emrave tjerë ne po veçojmë: Naman, Neman, Nouman, Noeman, Amona, Emuna, Zarija etj. Emërin Naman e hasim te hebrenjtë dhe te popujt tjerë autokton të Mesdheut, si p.sh: te shqiptarët, grekët, boshnjakët, gotët, keltet etj.

Te sllavët mendoj se ky emër fillon të përdoret vetëm pas falsifikimit të burimeve historike dhe përvetësimit të atyre  që kanë të bëjnë me dinastinë Nemanjide dhe atë në shekullin XIX.

Noel Malkolm në librin e tij “Kosova një Histori e Shkurtër” shkruan se Nemanja është emër serb që rrjedhë nga versioni grek i emrit biblik “Naaman”.

Malcolm gabon kur mendon për Nemanjën se kemi të bëjmë me një emër serb, por unë mendoj se kemi të bëjmë me një emër biblik që përdorej te popujt e barkut mesdhetar e jo sllav.

Mendoj se është shumë gabim të përcaktohet pa burime të mirëfillta arkivore të kohës përkatësia etnike e Stefan Nemanjes kur dihet se emri “Serv-Serb” në atë kohë nuk përdorej për ndonjë shtresë shoqërore që sundonte në ndonjë territor të caktuar, apo sundonte ndonjë kategori tjetër shoqërore më të ulët. Nga burimet e mirëfillta shkencore dihet se “Servet” përmenden në shek e XV dhe atë si kategori e ulët sociale, që kishin më pakë të drejta dhe privilegje se sa p. sh. Vllahët.

Prof Dr. Voisllav Nikqeviq në simpoziumin ndërkombëtar me temën “Boshnjakizmi dhe Sanxhaku” duke folur për emrin “Serb”, vuri në pah se si pas Profirogentit serb në gjuhën romeje do të thotë robër, serb do me thënë njeri i varur, pra ky emër deri vonë ka pasur kuptim social e jo etnik. Po ashtu Nikqeviq e shpjegon dhe etimologjinë e emrit Rasha-Rasa-Rashka, që rrjedhë prej fjalës shqipe shkëmb- rrasë guri.

Duke pas të dhënat e cekura më lartë mendoj se përkatësinë etnike të Nemanjidve, duhet kërkuar te popujt tjerë autokton të Ballkanit. Emri biblik Naman në origjinal pa pasur asnjë ndryshim sot haste me të madhe vetëm te shqiptarët, andaj mendoj se Nemanja ishte me përkatësi etnike arbërore nga Rasa, ku edhe sot ajo trevë njihet me rasat e gurit të mermertë të kualitetit të lartë.

Është e ditur se shkrimi i vjetër sllavë  glagolic e ka zanafillën dhe qendrën  e vet në Ohër në kohën e sundimit bullgar. Ky shkrim ishte krijuar nga Qirili dhe Metodi pas gjysmës së dytë të shekullit IX. Ka mjaftë studiues që mendojnë se Qirili dhe Metodi ishin me përkatësi etnike hebraike. Fisnikët bullgar së bashku me fisnikët autokton arbëror e sunduan Kosovën që nga gjysma e shekullit IX e deri në fillim të shekullit XI, kurse Perandoria Bizantine deri në dekadën e fundit të shekullit XII, kur prapë fisnikët vendor erdhën në shprehje që herë pas here të sundojnë këto treva deri në pushtimin definitiv të Kosovës nga perandoria Osmane në shekullin XV.

Simpoziumi ndërkombëtar me temën ‘Boshnjakizimi dhe Sanxhaku” me 01 dhe 02 Mars 1996 gazeta “Bujku” 04.mars 1996 Prishtinë.

Nga këto të dhëna kuptojmë se serbët duhet kërkuar fillet e formimit etnik paralel me fillet e falsifikimit së historiografisë së Ballkanit nën ndikimin e pansllavizmit rus, dhe të letërsisë serbe që fillon me fjalorin e Vuk Karagjiqit në shek XIX.

Nga këto të dhëna vijmë në konkludim se historiografia botërore e në veçanti ajo shqiptare nuk duhet të mbështetë mendimin e formimit të mbretërisë serbe dhe të kishës ortodokse serbe në shekullin XIII-XIV, kur dihet se shek XIX merret si shekull i formimit të kombeve në Evropë.

Në gjuhen hebraike, rrënja e fjalës besim, “Emuna” është Amen. Përdorimi i “Amen si fjalë që ka ardhur nga koha e biblës, simbolizon një marrëveshje apo përshtatje, një pritje nga vetja që dikush e merr përsipër. “Amen” nënkupton marrjen e përgjegjësisë personale dhe kolektive që është përtej një marrëveshje ideologjike. “Amen mban përfundimin e një marrëveshje për një dialog në të ardhmen ndërmjet tri feve. Shtohet pyetja a vlen kjo fjalë sot për ne shqiptarët!?

MIGRIMET HEBREJE NË KOSOVË PAS PUSHTIMIT OSMAN

 

Sipas M. Alvarezit, pas betejës së Kosovës më 1389, sulltan Bajaziti i parë i vendosi disa hebrenj në Prizren dhe në Artanë. Hebrenjtë në Prishtinë përmenden më 1442 kur dy tregtar nga Prishtina, njëri hebrenj e tjetri tregtar nga Gjenova kishin punëtoritë e tyre të argjendit të cilët dhe përshkruhen si pagues taksash për veprimtarinë e tyre.

Hebrenjtë në masë të madhe në Ballkan u vendosën nga fundi i shekullit XIV-XV,  që vinin nga Spanja dhe Sicilia.  Në defterin turk për sanxhakun e Vushtrrisë të hartuar në vitin 1526 është i regjistruar një grup hebrenjsh prej 6 shtëpish në Artanë. Hebrenjtë e Artanës i përmend edhe udhëpërshkruesi i shekullin XVII Michel Febu, kurse Jakov Betzoko në shekullin XVI hebrenjtë i përshkruan si tregtar dhe fajdegji në këto anë. Hebrenjtë e Artanës përmenden deri në vitin 1610, kur nga kjo qendër shpërngulen për shkak të rënies së rëndësisë tregtare e xehetarisë si degë e rëndësishme ekonomike.

Hebrenjtë kudo që u vendosën u dalluan për tiparet e tyre etnike dhe fetare. Në mesjetë, hebrenjtë shquheshin për zotësitë e tyre, si tregtar, ndërmarrës, këshilltar dhe administrator. Numri i tyre në trevat shqiptare u shtua sidomos pas dëbimit të hebrenjve nga Hungaria më 1360. Një valë tjetër çifutësh “Ashkenazi”(nga Evropa e mesme dhe veri-lindore) erdhi në vitin 1470, dhe pas dëbimit nga Spanja dhe Portugalia më 1492 çifutët “Sefardik”(folës të gjuhës spanjolle) vërshuan këto treva, duke e kaluar numrin e çifutëve romaniot.

Në vitin 1568 bëhet migrimi i ri i hebrenjve “maranë”(të krishterë) të cilët erdhën nga Italia, Franca jugore dhe Portugalia dhe u vendosën në qytetet më të zhvilluara të Ballkanit. Sipas regjistrimit të vitit 1498/99 në Artanë bashkësia e hebrenjve  numëronte gjashtë familje ku disa prej tyre ishin prerës parash, i kishin shkollat dhe bibliotekat e tyre.

Nga këto shkolla dolën njerëz të arsimuar, si  mjekë, këshilltar, financiar, tregtar të sulltanit. Qyteti kryesor i çifutëve ishte Shkupi, kështu që çdo rabin  që i vizitonte bashkësitë e Kosovës, sipas gjasave vinte nga Shkupi. Bashkësia çifute e Shkupit u shtua shumë më 1544 numëronte 3000 çifut, kjo lagje e çifutëve u shkatërrua kur Pikolomini i vuri zjarrin qytetit më 1689.

laniku pjesa dërmuese i përkisnin fesë myslimane në sektin donme. Pas dëbimit nga Rusia 50 familje të hebrenjve erdhën në Prishtinë, për çudi brenda dy viteve vdiqën të gjithë anëtarët e 50 familjeve.

Sipas statistikës turke në vitin 1911 në fondin Komiteti i Kosovës në Arkivin e Shqipërisë, dosja 27 theksohet se në Vilajetin e Kosovës jetonin 2009 hebrenj, prej tyre në Shkup 1343, në Prishtinë 547, në Kumanovë 93, në Mitrovicë 26 dhe disa persona te vetmuar ne Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Sipas statistikës së Komitetit të Kosovës të cekur më lartë dosja 22 nga viti 1913 në Shkup jetonin 567 hebrenj, por nuk shënohen hebrenjtë tjerë në qytete tjera të Kosovës. Në regjistrin e vitit 1921 shënohet se në Prishtinë jetonin 322 hebrenj, në Mitrovicë 104, në Prizren 1, dhe 1 në Rahovec. Në regjistrimin e vitit 1931 në Prishtinë jetonin 373 hebrenj, në Ferizaj 3, Në Mitrovicë 110, në Prizren 11, në Gjakovë 6, dhe në Pejë 3 hebrenj.

Sipas të dhënave arkivore në territorin e Kosovës në vitin 1937 jetonin 506 hebrenj. Sipas dokumenteve ushtarake serbe në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës jetonin 3000 hebrenj, më 1910 jetonin 3200, më 1915 vetëm 298 hebrenj jetonin në Vilajetin e Kosovës, çka do të thotë se të tjerët ishin shpërngulur në Turqi.

Sipas Almanakut Hebraik të vitit 1913 në Prishtinë shënohen 425 hebrenj, ndërsa në vitin 1921 ishin 322.

 

 

IZRAEL

Izraeli refuzon ofertën për armëpushim nga Hamasi, intesifikohen sulmet ndaj Gazës

Kryeministri i Izraelit informon kabinetin e sigurisë se ai ka hedhur poshtë propozimin për armëpushim në 'bazë të ndërsjellë' të…

SHQIPËRI

Ambasadori i Izraelit dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve shtrojnë Iftar në Tiranë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipërim Noah Gendler kanë organizuar një iftar për mbrëmjen…

KOSOVA

Dr. Sylë Ukshini: Dy paralele nëpër në histori: Kosova dhe Izraeli

Kosova dhe Izraeli jane shume larg njera nga tjera, por ne historine e popujve te ketyre dy vendeve ka shume…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në procesin e vaksinimit

Në një intervistë për MCN, ambasadori Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler u ndal edhe tek çështjet e politikës së…

MILIARDERËT

Themeluesit hebrenj të Google shtuan 14 miliardë dollarë në vetëm 24 orë

Larry Page dhe Sergey Brin, bashkëthemelues të Google, e bënë veten 14 miliard dollarë më të pasur në më pak…

Rezultati në pak sekonda, Izraeli zbulon testin e Covid përmes pështymës

Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më…

SPYZONE

Izraeli fillon stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e tij

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën - më e madhja në historinë e saj…