Polemika në Gjermani, hebrenjtë kundër Turit që kalon përpara kampit nazist

Në datat 26 deri në 29 gusht, zhvillohet turi i çiklizmit në Gjermani. Pjesë e itinerarit është edhe një ish kamp përqendrimi


Në datat 26 deri në 29 gusht, zhvillohet turi i çiklizmit në Gjermani. Pjesë e itinerarit është edhe një ish kamp përqendrimi. Gjë që ka shkaktuar shumë polemika, pasi konsiderohet si një mungesë respekti për rreth 56 mijë të vrarët në këtë kamp

“Rruga e gjakut” nuk është sfondi i duhur për ndalesat me kronometër dhe fluturimet në grup. Për këtë është i bindur këshilli qendror hebre dhe drejtoria e muzeut të Buhenvald, të zemëruar nga lajmi se turi i çiklizmit të Gjermanisë do të duhet të kalojë nga memoriali i kampit të përqendrimit.

Në një letër të hapur për mediet gjermane ata shprehen se është një çështje mirëkuptimi që të anashkalohet ky vend, dhe të mos vendosen korridoret përballë varreve masive dhe memorialeve të ngritur në kujtim të të vrarëve. Ata këmbëngulin se ministri federal i ekonomisë duhet të jetë i verbër, që ka autorizuar këtë itinerar.

Sipas këshillit qendror hebre, përgjegjësit e planifikimit nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj historisë. Të bëhet xhiro me biçikletë në këtë vend do të ishte mungesë respekti, theksojnë ata.

Organizatori i turit mbrojti zgjedhjen e tij duke thënë se itinerari u planifikua dhe u diskutua zyrtarisht një vit më parë. Sipas tij turi prezanton diversitetin natyror, kulturor dhe historik të republikës federale. Dhe pjesë e tij është dhe kalimi para memorialit.

Gara e çiklizmit do të zhvillohet nga data 26 deri në 29 gusht. Memoriali i Buhenvald ndodhet në kampin e ndërtuar në vitin 1937 nga nazistët, ku u mbajtën 280 mijë persona.

Më shumë se 56 mijë e tyre humbën jetën nga torturat, eksperimenteve mjekësore dhe ekzekutimet. Rruga e Gjakut që u ndërtua nga të burgosurit është ajo që të çon atje kur dikur ndodhej kampi.

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Izrael

Popullsia e Izraelit arrin në 9.4 milionë banorë

Popullsia e vendit u rrit me 1.6% gjatë vitit të kaluar, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.

Shqipëri

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Kosove

E dërguara e Kosovës në Izrael, Ines Demiri hedh sytë pas në “hapin e rëndësishëm dhe emocionues historik”

Një vit pas krijimit të marrëdhënieve zyrtare, Ines Demiri thotë se ambasada e saj synon "të thellojë bashkëpunimin dypalësh midis…

OPED

Kodi i Besës në shpëtimin e Hebrenjve dhe Kodi i Diplomacisë i “Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael”

Fjala e zv.ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme e mbajtur në "Festivaliin Kulturor Shqipëri-Izrael”

Bota

Blinken: Sa më shumë vende arabe ta njohin Izraelin!

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin.

Spyzone

Këto 5 Armë garantojnë sigurinë e Izraelit

Nga ushtarët te nëndetëset masive, Izraeli ka një forcë luftarake moderne.