30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike Shqipëri-Izrael

Sot mbushen, 30 vjet nga vendosja marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, më 19 gusht 1991.


Nga Dash Frashëri, botues i gazetës “Izraeli Sot”

Shqipëria dhe Izraeli festojnë sot 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të cilat datojnë më 19 gusht 1991, me firmosjen në Izrael të një Memorandum Mirëkuptimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, kur ministri i Jashtëm i kohës, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin.

Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një marrëdhënie bashkëjetesë disashekullore midis tyre në Shqipëri, por edhe një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por dhe të dhjetëfishit që erdhën nga vende të tjera, mbi 2000.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte më i madh se para fillimit të saj, duke e bërë të famshme në të gjithë botën, dhe fituar respektin historik të hebrenjve.

Në fakt, Shqipëria dhe Izraeli, kanë përjetuar dy periudha krejt të kundërta në marrëdhëniet e tyre gjeopolitike dhe diplomatike.

E para, përkufizohet me politikën refuzuese të regjimit komunist në vitet 1948-1990 dhe, e dyta, ajo pas viteve 1990, që përkon me qëndrimin dashamirës të shtetit shqiptar.

Shqipëria e ka njohur zyrtarisht Shtetin e Izraelit, më 16 prill 1949, vetëm 11 muaj pas krijimit të Shtetit të Izraelit, më 14 maj 1948, por më pas, politika e liderit komunist Enver Hoxha, nuk ishte aspak dashamirës ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe refuzuar disa tentativa diplomatike të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve.

Sinjali i parë i ndryshimit të politikës së Shqipërisë kundrejt Izraelit ishte bisedë e iniciuar nga ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi, me homologun e tij izraelit, Mordechai Drori në mesin e majit të vitit 1990.

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drori, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

Dervishi e informoi Drorin, se në Shqipëri ishte themeluar Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, edhe e ftoi atë të ishte “miku special” në inaugurimin e saj në prill 1991.

Më 19 korrik 1991, Drori vizitoi Shqipërinë dhe u takua me ministrin e Jashtëm të atëhershëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të cilit i dorëzoi ftesën e ministrit të Jashtëm të Izraelit, David Levy.

Më, 19 gusht 1991, ministri i Jashtëm, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministria e Jashtme e Izraelit propozoi që 25 studentë shqiptarë të merrnin pjesë në kurset e organizuara nga Departamenti Ndërkombëtar i Kooperimit të Ministrisë së Jashtme.

Në mesin e vitit 1998, Qeveria “Nano” vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael ishte Dashnor Dervishi.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Avi Panzer, ishte gjithashtu ambasadori i parë jo-rezident në Shqipëri. Ai u pasua nga Amira Arnon, Irit Ben-Aba, Ehud Gol dhe David Cohen.

Ambasada e përhershme e Izraelit në Tiranë është hapur në gusht të vitit 2012. Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri është David Cohen(2012-2015), i ndjekur nga  Boaz Rodkin (prill 2015-2019) dhe ai aktual, Noah Gal Gendler (nga gusht 2019).

Ambasadorët e Shqipërisë në Izrael janë: Dashnor Dervishi, Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta (I ngarkuar me punë a.i), Bujar Skendo dhe Bardhyl Canaj (në detyrë, nga 2015).

Janë disa konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsullata në Haifa).

Konsuj nderi të Izraelit në Shqipëri kanë qenë apo janë: Bardhyl Canaj, Rodolf Xhillari (në detyrë).

Në Parlamentin e Shqipërisë është ngritur edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetare aktuale deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Në Shqipëri, që nga viti 1991 është ngritur Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetar Petrit Zorba, ndërsa në Izrael, Shoqata e Miqësisë Izrael-Shqipëri drejtohet nga Felicita Jakoel, dhe është mjaft aktive. Geront Kureta është kryetari i komunitetit hebre në Shqipëri.

Izraelin e kanë vizituar autoritetet më të larta politike në Shqipëri, presidentët Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta, dhe gjithashtu ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, si dhe kryeministri aktual, Edi Rama.

Shumë ministra shqiptarë apo drejtues institucionesh e kanë vizituar Izraelin, duke nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh me interes dypalësh, e fundit është Konventa për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Evazionit midis dy vendeve, do të ndihmojë në inkurajimin e investimeve reciproke dhe do të çojë në rritje e aktiviteteve ekonomike izraelite në Shqipëri.

Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizoi më 28 tetor 2020, Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor 2020. Ish-ministrja Valentina Leskaj është anëtare në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (CAM)

Ambasada e Shqipërisë në Izael luan një rol të rëndëisshëm në fuqizimin e marrëdhëniëeve dypalëshe, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, rregullisht zhvillon takime pune me autoritetet më të larta në Izrael, përfshirë edhe me ishkryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog (sot Presidenti i Izraelit), Robert Singer, kryetari i Center of Jewish Impact, Avital Leibovich, drejtore e degës Izrael të American Jewish Committee, etj.

Të njëjtin rol aktiv kryen edhe ambasada e Izraelit në Shqpëri, përfshirë edhe kontribute me investime në projekte me karakter social.

Një nga momentet më domethënëse të kontributit izraelit në Shqipëri, është ardhja e grupit të ekspertëve në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të kryesuar nga koloneli Golan Vach.

Mediat izraelite shkruajnë vazhdimisht për Shqipërinë, veçanërisht atë turistike. Gazetari izraelit, Benny Ziffer, i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, vizitoi Shqipërinë, me synimin për të portretizuar në një seri artikujsh historinë, artin, jetën dhe kuzhinën shqiptare.

 

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Izrael

Popullsia e Izraelit arrin në 9.4 milionë banorë

Popullsia e vendit u rrit me 1.6% gjatë vitit të kaluar, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.

Shqipëri

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, aktivitet unik te Muzeu Historik Kombëtar

Në ditën e pestë të tij, Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael solli një sërë aktivitetesh kulturologjike dhe veprash artistike të jashtëzakonshme te…

Kosove

E dërguara e Kosovës në Izrael, Ines Demiri hedh sytë pas në “hapin e rëndësishëm dhe emocionues historik”

Një vit pas krijimit të marrëdhënieve zyrtare, Ines Demiri thotë se ambasada e saj synon "të thellojë bashkëpunimin dypalësh midis…

OPED

Kodi i Besës në shpëtimin e Hebrenjve dhe Kodi i Diplomacisë i “Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael”

Fjala e zv.ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme e mbajtur në "Festivaliin Kulturor Shqipëri-Izrael”

Bota

Blinken: Sa më shumë vende arabe ta njohin Izraelin!

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje që më shumë vende arabe ta njohin Izraelin.

Spyzone

Këto 5 Armë garantojnë sigurinë e Izraelit

Nga ushtarët te nëndetëset masive, Izraeli ka një forcë luftarake moderne.