Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael, një risi në skenën shqiptare dhe ballkanike

Në datat 12-21 shtator 2021, Tirana do të mirëpresë Festivalin Kulturor Shqipëri-Izrael, një event i jashtëzakonshëm.


Duke filluar nga dita e diel, datë 12 shtator, Tirana do të mirëpresë Festivalin Kulturor Shqipëri-Izrael, një event i jashtëzakonshëm që do të nxjerrë në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre dhe skenën vibruese artistike të Shqipërisë. Festivali, i planifikuar në datat 12-21 shtator, do të sjellë një varietet eventesh dhe shfaqjesh në fushat e muzikës klasike dhe tradicionale, arteve figurative, fotografisë, letërsisë, kinematografisë, kostumografisë, e të tjerë.

Ky event vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe do të shërbejë për të celebruar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet dy popujve.

Festivali është një iniciativë unike në skenën kulturore shqiptare dhe ballkanike. Ndër pjesëmarrësit e këtij viti do jenë Klezmer Orchestra nga Izraeli, Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, Nitzan Bartana nga Orkestra e Bazelit (Zvicër), dirigjentja Suzana Turku “Mjeshtër i Madh”, Sivan Rotem nga Izraeli, e shumë të ftuar të tjerë të veçantë. Një pjesë e madhe e artistëve të ftuar nga jashtë vjen të performojë në Shqipëri për herë të parë.

Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën europiane dhe në Izrael, e cilëson eventin si një mundësi të artë promovimi për artin dhe kulturën: “Arti izraelit dhe thesaret e kulturës botërore hebraike duhet dhe mund të jenë shumë më të pranishme në Shqipëri. Dhe anasjelltas: tradita e shkëlqyer kulturore dhe kreativiteti bashkëkohor i shqiptarëve duhet dhe mund të jetë shumë më i aksesueshëm për publikun izraelit. Duke sjellë së bashku kulturën dhe traditën nga Izraeli dhe Shqipëria, ky festival do të kontribuojë në dialogun ndërkulturor dhe ndër-breznor, si dhe të krijojë mundësi për të ushqyer tolerancë dhe diversitet.”

Anëtare Nderi e Festivalit është Avital Leibovich, Drejtore e Zyrës në Jeruzalem të Komitetit Hebre Amerikan (American Jewish Committee), e cila rishtazi mori titullin “Urdhëri i Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Znj. Leibovich e vë theksin te mundësitë dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve: “Marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve është unike, jo vetëm prej të shkuarës, por edhe prej të tashmes. Ngjashmëritë ndërmjet nesh janë më të mëdha se diferencat dhe arti është një mjet i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.”

Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael është një iniciativë e Qendrës Shalom në Shqipëri dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Bashkia Tiranë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).

Më shumë informacione për festivalin mund të gjenden te faqja www.shalom.al dhe në Facebook, Twitter, Instagram.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit