Gëzuar Pesah 2022 – Gëzuar Pashkët Hebraike!

Pesah 2022 fillon mbremjen e së premtes, më 15 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 23 prill.



Çdo vit, hebrenjtë në të gjithë botën  festojnë Pesah dhe ulen rreth tryezës Seder ku tregojnë legjendën se si Moisiu udhëhoqi hebrenjtë nga Egjipti, duke i çliruar ata pas disa shekujsh skllavërie.

Pesah (në hebraisht “të kalosh”) konsiderohet si një nga festat më të rëndësishme në kalendarin hebre.

Gjatë shtatë apo tetë ditësh, hebrenjtë lexojnë pjesë nga Haggadah (libër), ku në vend të hametz (bukë e zakonshme me maja, vaj dhe përbërës të tjerë) hanë matzah/maztzot (bukë pa maja) dhe çlirojnë shtëpitë e tyre nga të gjitha gjurmët e grurit.

Pra, çfarë është ky festival i lashtë për të gjithë? Ja gjithçka që duhet të dini.

Kur fillon?

Këtë vit, 2019, Pesah fillon në mbremjen e së premtes,  më 15prill, dhe do të zgjasë shtatë ose tetë ditë, deri në mbremjen e ditës së shtune, më 23 prill.

Pesach, tradicionalisht është mbajtur për tetë ditë nga shumë hebrenj në mbarë botën, përfshirë hebrenjtë që u larguan nga Izraeli si pjesë e diasporës hebraike.

Për ata që festojnë Pesah për tetë ditë, do të përfundojë këtë vit në mbrëmjen e së shtunës më 27 prill.

Në Torah (libri i shenjtë hebraik), Pesah fillon në datën 15 të muajit Nissan, ditën në kalendarin hebre mbi të cilin hebrenjtë u larguan nga Egjipti dhe përfundon, në datën 22, të po këtij muaji.

Nuk është rastësi që Pesah përputhen me festivalin e krishterë të Pashkëve, me të Premten e Mirë që po ndodh edhe këtë javë.

Në gjuhët e lashta të latinishtes dhe greqishtes, Pashkët quhej Paska, e cila rrjedh nga fjala hebraike Pesah.

Sa e rëndësishme është?

Pesah është një nga festimet më të rëndësishme hebraike.

Për çfarë ka të bëjë?

Gjatë Pesah, populli hebre kujton se si Moisiu i çliroi izraelitët nga skllavëria nën sundimin e faraonëve egjiptianë, siç thuhet nga Torah.

Moisiu u ngrit si biri i adoptuar i vajzës së faraonit, i cili e gjeti në një arkë nga një lumë në Egjipt.

Nëna e tij e kishte dhënë atë duke ndjekur urdhrat e Faraonit për t’i mbytur të gjithë fëmijët meshkuj hebrenj në lumin Nil me shpresën se do të mbijetonte.

Kur u rrit, Moisiu zbuloi identitetin e tij të vërtetë dhe u udhëzua nga Perëndia për të udhëhequr popullin hebre nga Egjipti në Kanaan, “Tokën e Premtuar”.

Moisiu i kërkoi Faraonit të lironte popullin e tij, të cilin Faraoni e refuzoi fillimisht.

Sipas Librit të Eksodit, Moisiu e paralajmëroi Faraonin se nëse ai nuk i lironte izraelitët, Egjipti do të goditej nga një mori trazirash të tmerrshme.

Pasi populli i Egjiptit iu ishte nënshtrua dhjetë plagëve, të cilat përfshinin gjak, bretkosa, karkaleca, errësira dhe vdekja e çdo djali të parëlindur, faraoni përfundimisht u tërhoq dhe i lejoi hebrenjtë e skllavëruar të largoheshin nga Egjipti.

Hebrenjtë kaluan dyzet vjet duke udhëtuar në shkretëtirë përpara se të arrinin “Tokën e Premtuar”.

Pse quhet Pesah?

Njerëzit hebrenj besojnë se kur Faraoni refuzoi të liroje skllevërit dhe të kthehej në një sy të verbër ndaj plagëve të tjera që shkaktuan kërdi në popullin e tij, Perëndia pastaj shkaktoi murtajën më të keqe të të gjithëve – vdekjen e çdo burri të parëlindur në Egjipt.

Sidoqoftë, Perëndia më parë e udhëzoi Moisiun t’u thotë izraelitëve se, për të mbrojtur djemtë e tyre të parëlindur, ata duhet të shënojnë dyert e tyre me gjakun e qengjave.

Në këtë mënyrë, Perëndia do të dinte të “kalonte” shtëpitë e tyre dhe t’i kursente ata nga murtaja.

Si festohet?

Familjet hebraike vijnë së bashku për një vakt tradicional të quajtur Seder, që do të thotë “renditje”, sepse gjithçka bëhet në një rend të caktuar, sipas një libri të quajtur Haggadah.

E gjithë tematika e vakteve të veçanta në natën Seder është të kujtojmë eksodin e Egjiptit sikur të ishim aty.

Seder, është një ritual i veçantë fetar që ndodh në shtëpitë e hebrenjve në dy netët e para të festës.  Fjala Seder në hebraisht do të thotë renditje dhe kjo nënkupton rendin e rreptë të darkës festive, leximin e lutjeve dhe të  Hagadah Pesah (tregimit të Pesah në hebraisht).

Gjatë darkës së Seder Pesah, lexohet “Hagadah shel Pesah” dhe pihen 4 gota verë. Pjata e Seder Pesah (Keara ne hebraisht) përmban gatime të veçanta që secili prej tyre simbolizon skllavërinë e hebrenjve dhe eksodin e tyre nga Egjipti: maca (buka pa maja), krah pule, veza e zier, maror (barishte të hidhura që simbolizojnë jetën e hidhur të popullit hebre kur ishte i skllavëruar), haroset (përzierje frutash, arrash dhe verë të kuqe), karpas (selino ose majdanoz, në ujë të kripur përfaqëson lotët e hebrenjve të skllavëruar).

Pjata Seder përfshin një shumëllojshmëri të ushqimeve, secila që është simbolike.

Çfarë është matzah?

Sipas Librit të Eksodit, izraelitët u larguan me nxitim nga Egjipti kështu që buka e tyre nuk kishte kohë për t’u ngritur.

Kjo është arsyeja pse populli hebre ha bukë pa maja gjatë Pesah, e cila njihet ndryshe si “matzah”.

Tradicionalisht shihet si bukë e të varfërve dhe konsumohet në mënyrë simbolike për të kujtuar pasuesit e vështirësive të paraardhësve të tyre.

Për shtatë ose tetë ditë pas natës së parë të Sederit, populli hebre ndalon të hajë të gjitha llojet e ushqimeve të shijshme, duke përfshirë bukë, ëmbëlsira dhe amareta.

Gjatë natës Seder, shumë fëmijë hebrenj luajnë një lojë në të cilën një copë matzah, e quajtur “afikoman” dhe që konsiderohet si një “ëmbëlsirë” , është e fshehur. Fëmija që gjen afikomanin në fund të vaktit fiton një çmim.

 

Lexo më shumë

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: Shpëtimi i hebrenjve, një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve

Projekti fitues për muzeun u prezantua nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

Izrael

Putin i kërkon falje Izraelit për deklaratën e Lavrovit se “Hitleri kishte gjak hebre”

Vladimir Putin ka kërkuar falje për deklaratën e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se “Hitleri,…

Shqipëri

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: Shpëtimi i hebrenjve, një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve

Projekti fitues për muzeun u prezantua nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

Kosove

“Marrëveshjet Abraham”, ambasadorja Ines Demiri fjalim për arritjet dhe përfitimet Kosovë-Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë takimin e radhës të Grupit të Knessetit për Promovimin e "Marrëveshjeve…

OPED

Pesë mrekullitë e Izraelit

Izraeli nuk u mjaftua vetëm për mbijetesën. Ai synonte shumë më lart - të lulëzonte

Bota

Britania e Madhe e shpall Hamasin organizatë terroriste

Çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri…

Spyzone

Çfarë mund të mësojnë Izraeli dhe fuqitë e tjera ushtarake nga Lufta Rusi-Ukrainë

Fleksibiliteti, logjistika dhe përdorimi i armëve inovative janë çelësat e fitores.