Presidenti Biden në Izrael, mes shqetësimeve mbi programin bërthamor të Iranit

Presidenti Joe Biden fillon vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rëndësishme, të sigurojë zyrtarët izraelitë dhe sauditë se është i përkushtuar që ta ndalë Iranin të bëhet një fuqi bërthamore.


Presidenti Joe Biden fillon vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rëndësishme, të sigurojë zyrtarët izraelitë dhe sauditë se është i përkushtuar që ta ndalë Iranin të bëhet një fuqi bërthamore.

Presidenti Biden e fillon vizitën të mërkurën me një ndalesë tre-ditore në Izrael, ku zyrtarët thonë se programi bërthamor i Iranit, që po zhvillohet me shpejtësi, është në epiqendër të axhendës së bisedimeve me presidentin amerikan. Presidenti Biden e bëri prioritet kryesor rikthimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të negociuar gjatë mandatit të ish-Presidentit Barack Obama në vitin 2015, marrëveshje nga e cila ish-Presidenti Donald Trump hoqi dorë në vitin 2018.

Por bisedimet indirekte për mundësinë e rifutjes së Shteteve të Bashkuara në këtë marrëveshje kanë ngecur, ndërsa Irani ka përparuar me shpejtësi me programin e tij bërthamor. Kjo e ka bërë pesimiste administratën e Presidentit Biden lidhur me mundësinë e rikthimit të marrëveshjes, e cila vendoste kufizime domethënëse ndaj programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Menjëherë pas mbërritjes së tij në Izrael të mërkurën, Presidenti Biden pritet të informohet mbi sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat “Kubeja e Hekurt” dhe të vizitojë Yad Vashemin, një memorial për viktimat e Holokaustit. Përveç takimeve me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë, ai është planifikuar të marrë Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit dhe të vizitojë atletët amerikanë që marrin pjesë në Lojërat Maccabiah, ku përfshihen mijëra atletë hebrenj dhe izraelitë nga e gjithë bota.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike