Hebrenjtë e Shqipërisë datojnë nga viti 1170 në arkivat e Venecias

Një tregtar Venecian me 24 mars 1281 kishte bërë tregti me dy vëllezër hebrenj nga Durrësi, Leo dhe Michel


Nga Edvin Zeqja

Prania e Hebrenjve në Shqipëri shkon thellë ndër shekuj duke filluar nga periudha kur janë bërë shkrimet e para për zona te ndryshme të Shqipërisë. Shumë udhëtarë të hershëm, duke kaluar nëpër trevat shqiptare kanë hasur dhe me grupe njerëzish që prezantoheshin si hebrenj dhe që ndiqnin ritet fetare të tyre. Këto fakte janë regjistruar që nga periudha romake ku disa historianë greke dhe romakë i kanë konfirmuar gjithashtu.

Gjithashtu, dhe kërkimet e ndryshme arkeologjike të kryera në shekullin e 20-të në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë gjetur gjurmë të pranisë së hershme të komunitetit hebraik në disa qytete, veçanërisht ato bregdetare, si dhe ato minerare. Shumë historianë shqiptarë dhe të huaj kanë shkruar për to duke filluar nga 100-vjeçari i parë i erës së re.

Periudha më interesante që tregon vazhdimësinë e praninë e komuniteteve hebraike dëshmohet nga vetë hebrenjtë, qoftë hebrenjtë lokalë shqiptarë si dhe të atyre që vinin si vizitorë në këto treva.

I pari që dëshmon prezencë të konsoliduar të hebrenjve autoktone në Shqipëri ka qenë Benjamin nga Tudela në 1170. Ky person ka qenë një figurë e rëndësishme rabinore në botën hebraike te asaj periudhe dhe fakti që erdhi të vizitonte këto treva tregon për një prezencë të qëndrueshme të hebrenjve në Shqipëri. Ai evidentoi që në disa fshatra në veri lindje të Shqipërisë jetonin njerëz që praktikonin hebraizmin arkaik me zakone të thjeshta dhe që pohonin se ishin me prejardhje hebraike pa ditur të shpjegonin detaje.

Fakt tjetër na e jep një Rabin me emër Isaih Mali, nga Trani i Italisë, i cili gjatë një udhëtimi në zonën e Durrësit në vitin 1204 kishte takuar disa hebrenj lokal me të cilët kishte ndenjur edhe si mik i tyre për një farë kohe.

Fakte interesante na japin dhe arkivat e Venecias ku shkruhet se një tregtar Venecian me 24 mars 1281 kishte bërë tregti me dy vëllezër hebrenj nga Durrësi, Leo dhe Michel. Gjithashtu më 11 gusht 1319 një familje hebrenjsh nga Durrësi blenë kripë në Dubrovnik (Ragusa).

Më 1368, administrata publike e qytetit të Durrësit i kërkonte këshillë Venecias se çfarë qëndrimi duhet të mbante në lidhje me disa individ te komunitetit hebrenj në Durrës, ndër tyre dhe David Magister Judei, që ishin bërë problematik për komunitetin.

Po në këtë periudhë 1374 në një letër dërguar në Venceia, raportonin, që një prift i rëndësishëm në Lezhë kalonte kohën duke luajtur kumar me hebrenjtë lokal.

Nga shekulli 15 deri në shekullin 16 prezenca e komunitetit hebraik në trevat Shqiptare shtohet në mënyrë të vazhdueshme në një numër të konsiderueshëm duke arritur deri te krijimi i kehiloteve(lagjet) që u ndanë në bazë të prejardhjen së tyre. Maksimumi u arrit mbas 1492 ku hebrenjtë sefardikë u detyruan të largoheshin nga Spanja në drejtim të tashmë brigjeve perëndimore të perandorisë Osmane në Ulqin, Lezhë, Durrës dhe Vlorë fal edhe politikës Osmane për ti pritur këto njerëz me aftësi tregtare dhe zejtar të mirë. Ardhja e madhe në numër të tyre krijoji edhe incidente me hebrenjtë lokal që u bënë minorancë.

Në Vlorë në 1511 u krijuan 7 kehilote dhe secili komunitet kishte rabinin e tyre që vinte nga e njëjta zonë, kishte kështu lagje të hebrenjve portugezë, francezë, spanjollë, sicilianë, puljezë e kalabrez. Pati një rast ku komuniteti hebre portugez refuzoi një rabin që vinte nga Italia sepse donte rabinin portugez.

Komunitet hebraike luajtën një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe për zhvillimin ekonomik të qyteteve dhe shtuan tregtinë midis Shqipërisë dhe Italisë. Fatkeqësisht, me ndryshimet e politikës osmane kundrejt perëndimit në shekullin 16, solli dhe zvogëlimin e rëndësisë së qyteteve bregdetare Shqiptare duke sjell dhe shpërnguljen në masë të hebrenjve nga qytetet shqiptare për në Stamboll, Selanik dhe qytete të tjera të Turqisë, ku janë gjetur fakte që hebrenj me origjinë nga Vlora, Durrësi dhe Lezha punonin si doganierë apo në shërbime tregtare në Stamboll, Izmir apo Selanik.

Kjo situatë solli dhe zvogëlimin e komuniteteve hebreje në trevat shqiptare duke mbijetuar vetëm ato të Vlorës, Beratit dhe Elbasanit gjatë shekullit 17-të dhe të 18-të. Situata e pranisë të hebrenjve zvogëlohet akoma më tepër me fillimet e luftërave të vazhdueshme të shqiptarëve kundër perandorisë osmane dhe reduktimi i qyteteve shqiptare në qytete provinciale dhe largimi i tyre drejt Janinës, Selanikut dhe Athinës për të arritur në shekullin 20-të ku ishin vetëm disa familje hebre që jetonin ende në Shqipëri.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.