Armë nga Izraeli në Ukrainë!

Amerikanët dërgojnë 300 mijë mortaja artilerie 155 milimetërshe nga arsenali i tyre ushtarak në vendin hebre


Në një kohë që lufta Rusi-Ukrainë po vijon, SHBA ka dërguar në Kiev municione nga arsenali i vendosur në Izrael, që vendi nën pushtim t’i përdorë kundër Moskës– raportoi gazeta e madhe amerikane “New York Times”, duke thënë se vendimi është marrë vitin e kaluar, kur aleati i Uashingtonit në lindjen e mesme qeverisej nga një kryeministër centrist.

Një zyrtar izraelit konfirmoi raportin për agjencinë e lajmeve Reuters duke thënë se kryeministri i atëhershëm, Yair Lapid, miratoi transferimin edhe pse SHBA nuk ka nevojë formalisht për një aprovim të tillë.

Ndërsa ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, Izraeli e ka kufizuar mbështetjen e tij për Kievin në ndihma humanitare dhe pajisje mbrojtëse, ndërsa ka përjashtuar dërgimin direkt të armatimeve.

Izraelitët duan të ruajnë balancat me Rusinë, të vendosura në 2015-ën, në lidhje me sulmet e tyre ushtarake mbi shënjestra të dyshuara iraniane në Siri, ku Moska ka trupa. Izraeli po ashtu është i vetëdijshëm për komunitetin e madh hebre që jeton në Rusi.

Zyrtari izraelit nuk dinte nëse ndonjë transferim i tillë armësh amerikane nga Izraeli pritet tani nën kryeministrin konservator Benjamin Netanyahu, që mori detyrën më 29 dhjetor dhe që gjatë mandateve të mëparshme ka patur një raport personal me presidentin rus Vladimir Putin…Ambasada amerikane në Izrael nuk ka bërë komente për raportin e New York Times, por ambasadori ukrainas atje, Jevgeni Kornichuk, tha përmes telefonit se nuk e kishte idenë nëse raporti ishte i vërtetë apo jo.

Ambasada ruse në anën tjetër nuk ka bërë komente. Për dekada, Pentagoni ka mbajtur municione në Izrael në mënyrë që ato të shërbenin në rast emergjencash për vendin në kohë lufte, ose që të dërgoheshin në vende të tjera aleate të shteteve të bashkuara.

Sipas New York Times, municionet amerikane të dërguara nga Izraeli në Ukrainë ishin rreth 300 mijë mortaja artilerie 155 milimetërshe, të llojit që Kievi po i përdor pa kursim.

Edhe pse këto municione janë nën në duart izraelite, amerikanët nuk kanë nevojë për leje për ti zhvendosur ato.

“Municionet janë thjeshtë pronë amerikane”, thotë David Ivri, ish drejtor i përgjithshëm i ministrisë izraelite të mbrojtjes dhe një gjeneral i forcave ajrore

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike