Izraeli është dhe do të mbetet një partner i dëshirueshëm dhe i besueshëm për shqiptarët

Një botë me Izraelin në hartë, do të thotë një botë me demokraci funksionale dhe shembulli më brilant


Nga Prof. Dr. Tonin Gjuraj,
ish-ambasador i Shqipërisë në Izrael

Aktiviteti i sotëm fokusohet në marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – Izrael, në vitin e tyre të 31-të.

Nëse do t’i përcaktoja më një fjali historinë e këtyre marrëdhënieve, do të ishte: Nga izolimi në partnerë të dëshiruar.

Më 19 gusht të vitti 1991 kemi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, pas dekadash izolomi dhe ndërprerje të këtyre marrëdhënieve.  Paradoksalisht, Shqipëria njohu Shtetin e Izaraelit më 16 prill 1949, por refuzoi marrëdhëniet diplomatike më të, mesa duket nga ndikimet ideologjike të kohës dhe qëndrimit armiqësor të regjimit komunist. 

Në 1998 Shqipëria hapi ambasadën në Izrael, kurse Izraeli hapi selinë e ambasadës në Tiranë, në gusht të 2012. Për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve, Kuvendi i Shqipërisë ka formuar tashmë Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Izrael, me konsuj nderi në të dy vendet, njerëz të biznesit, politikanë nga të forcave të ndryshme politike, që kontribuojnë në forcimin e miqësisë midis të dy popujve tanë.

Shqipëria dher Izraeli, në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimit të disa sektorëve të ekonomisë shqiptare, kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh zyrtare bashkëpunimi, 23 në total, 6 të tjera në proces negociimi, memorandume të mirëkuptimit, të gjitha si garanci të avancimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore. Ata mbulojnë kryesisht bashkëpunime midis arkivave të të dy vendeve, me Muzeun Yad Vashem në Jeruzalem, punësimin e familjarëve të diplomatëve të të dy vendeve, MASHAV-in, me të cilin pritet të rinovohet së shpejti, etj..  Bashkëpunimi vijon në fushën e arsimit të lartë: midis UET dhe Bar Ilan University, që prej 2009-ës, Universitetit të Tiranë dhe po ketij universiteti, që prej 2021, si dhe Universiteti i Tel Aviv-it dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, që në 2016.

Po ashtu, në 2021 u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi, midis Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Izraelit dhe ambasadorit tonë, z. Bardhyl Canaj, në Jeruzalem, me autorizimin e kryeministrit Rama (për arsye të Pandemisë), për Heqjen e Taskimit të Dyfishtë dhe Evazionit Fiskal. Më 2 shkurt të ketij viti, ATA (Agjencia Telegrafike) nënshkruan në Izrael një Memorandum. Mirëkuptimi me një agjenci lajmesh izraelite. Sapo u kthye nga Izraeli, midis datave 23 – 26 janar 2023, zv. kryeministër dhe ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, zj. Belinda Balluku.

Më 23 – 27 mars 2023, Bashkia e Tiranës do të organizojnë me sipërmarrës izralitë javën HIGH TECH në Tiranë, ku priten të vijnë rreth 80 ekspertë të rinj izraelitë në Shqipëri.

Në fakt, hapja e ambasadës së Izraelit në Tiranë në 2012 pati efekte të menjëreshme pozitive ekonomike, tregtia duket se është rritur çdo vit, me 60 milionë dollarë në 2019, krahasuar me vetëm 4 milionë dollar në 2012, turizmi po ashtu, si dhe disa fluturime komerciale, sidomos gjatë vitit 2018.  Rreth 20 mijë turistë izraelitë hynë në Shqipëri në 2019 e më pas, edhe pse nën pushtetin e Pandemisë, duke synuar që ky numër të shkojë në 50 mijë deri në vitin 2024.

Izrael ka dhënë kontribute të rëndësishme përmes donacioneve për spitale, ujësjellësa, parqe, për ruajtjen e trashëgimisë hebraike në Shqipëri, vizita të profesionistëve dhe ekspertëve izraelitë, në ndihmë të fermerëve shqiptarë, nëpërmjet MASHAV-it, duke sjellur praktikat më të mira, si dhe ndihma konkrete për përballimin e pasojave të tërmetit të 2019-ës, me skuadra shpëtimi e inxhinierë, duke manifestuar kështu, jo thjesht të qënit partner i besueshëm dhe serioz, por dhe një vend mik në kohë nevoje.

Izraeli është dhe do të mbetet një partner i dëshirueshëm dhe i besueshëm për shqiptarët.

Përveç Bruksel-it dhe Washington-it, shqiptarët, politika jonë e jashtme gjatë gjithë këtyre viteve, që prej ’90-ës, kanë parë Tel Aviv-in, si një referencë të rëndësishme të përpjekjeve tona për liri, demokraci dhe konsolidim të institucioneve demokratike.

Hebrejtë, me moralin e tyre të fortë “ballë për ballë”, u ngritën nga hiçi dhe arritën majat e shkencës dhe inovacionit në botë, demokracisë, dhe kudo tjetër, madje duke i dhënë kuptimin e duhur, ndoshta, si askush tjetër, të drejtës, pronësisë dhe demokracisë. Ky vend është shembulli më i mirë i ndarjes së pushteteve, respektimit dhe paprekshmërisë së gjyqësorit dhe medias.  Ata kanë një raport të drejtë më shtetin, të kontributit që ata japin për të.  Kanë luftuar gjithnjë për mbijetesë, duke qenë të përgatitur për më të keqen, por kanë shkëlqyer kur dhe kudo janë shfaqur.

Një botë me Izraelin në hartë, do të thotë një botë me demokraci funksionale dhe shembulli më brilant i ndarjes së pushteteve, me një aleat të madh të SHBA-ve, si dhe me një vend mik e shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

Madje, për të kuptuar sa më mirë historinë e njerëzimit, duhet të kuptojmë historinë e hebrenjve, pasi, sipas historianit Paul Johnson, ata janë të pranishëm pothuajse në të gjitha shoqëritë në botë.

Shqipëria, çdo 27 janar, përkujton Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holocaust-it. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë caktoi vite më parë këtë datë si “Dita e Kujtesës”, në përgjigje të vendimit të OKB-së, që në janar të 2005-ës. Kjo datë i jep përgjigjen më të merituar cilitdo lider të çmendur në botë, në të kaluarën dhe sot, ku marrëzia apo racizmi e çon deri në mohimin e Holocaust-it dhe të drejtën e popullit hebre për të patur shtetin e vet.  Liderë të tillë, në shumë raste kanë artikuluar hapur dhe drejtpërdrejt thirrje antisemite, pikëpamje thellësisht raciste, duke mohuar Holocaust-in dhe hedhur poshtë të drejtën e Shtetit të Izraelit për të ekzistuar, me formulën e njohur anti-semite: Një botë pa Izraelin në hartë.

Ne shqiptarët, sipas meje, nuk mund të nënvizojmë pafund kontributin që kemi dhënë në shpëtimin e jetëve të hebrenjve, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kjo dihet ndërkombëtarisht, madje në emër të një qëndrimi edhe më fisnik, nuk duhet ta mbipërdorim këtë akt njerëzor, aq domethënës për kombin tonë, por sa i takon 27 janarit ne të gjithë duhet të reagojmë, të kujtojmë dhe të reflektojmë, që të mos ua lëmë kujtimin e viktimave të Holokaustit vetëm të afërmve të tyre, vetëm hebrenjve, vetëm Shtetit të Izraelit, pasi kështu ata mund të harrohen.  27 janari është dhe duhet të jetë Dita e Kujtesës për Njerëzimin, për mbarë qytetërimet në botë, pavarësisht etnive, racave dhe feve.  Holokausti ishte krim dhe duhet të dënohet nga e gjithë bota si i tillë.

Së fundi, mendoj se lipset më shumë konkretizim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe më pak folklorizëm, pasi ka ende hapësirë për të eksploruar mundësi bashkëpunimi, veçanërisht në: bujqësi, turizëm, arsim, inovaciojn e teknologji informacioni, studime mbi terrorizmin dhe terrorizmin kibernetik, etj..  Diplomacia publike e të dy vendeve duhet të jetë më aktive, për të informuar dhe, më pas, ndikuar mbi opinionet publike të të vendeve dhe, jo thjesht, dy qeveritë dhe/apo aktorët zyrtarë.

Faleminderit.  

31 Vite Marrëdhënie Diplomatike Shqipëri – Izrael
27 janar 2023
Hotel Tirana International

Nga Tonin Gjuraj – ish ambassador i RSH-së në Izrael (2007 – 2009); Israeli House Tirana
Rektor i Universitetit Evropian të Tiranës

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.