
Category: Komuniteti Hebre Kosove
Hebrenjtë në vilajetin e Kosovës . Po e nisim me Vilajetin e Kosovës dhe fillimisht me Novobërdën, pasi ishte më në Veri. Prezencën e hebrenjve në Novobërdës e dëshmon edhe defteri i vitit 1498/99, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Prof.Dr Skënder Gjinushi, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, Kosovë, me rastin e Rosh Hashanàh – Ditës së Vitit të Ri Hebraik 5781, të organizuar nga Jewish Community – Bet Israel Kosova dhe Rabinati i Shqipërisë.
Ndërsa Evropa nuk ishte vend i sigurtë për hebrenjtë, është tashmë botërisht e njohur se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre duke e shndërruar Shqipërinë në një “parajsë mbi tokë” për komunitetin hebre ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid.
Anton Quni, ministri i ri Mbrojtjes në Qeverinë “Kurti” në Kosovë, u shpreh para disa ditësh në një aktivitet të zhvilluar në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunitetin Hebre, se “tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti”.
Shqipëria, e vogël dhe e varfër, me një trimëri dhe bujari të paparë, strehoi, mikpriti dhe mbrojti me qindra familje hebrenjësh, në një periudhë me të përgjakur të historise së tyre gjatë Holokaustit. Njeri nga këta njerëz bujarë, që ndihmuan të pashpresët, ishte edhe Hasan Xërxa. Ishte vetëm 25 vjeç në vitin kur me makinen e tij transportoi me qindra hebrenj nga Shkupi, në Deçan dhe pastaj më thellë në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jeten e tij.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka ndërhyrë, duke udhëhequr një projekt rehabilitimi në një varrezë në Prishtinë që ka shumë varre hebrenjsh.
Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizita u organizua nga diplomatja Ines Demiri së bashku me Ambasadoren e Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija.
Në Kosovë tashmë kanë mbetur 56 hebrenj, në 18 familje, të cilat jetojnë në Prizren
Në janar të vitit 2005, OKB-ja caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të.