Ambasadori David Cohen viziton Saranden

Sarandë, 12 mars 2013 – David Cohen, ambasadori i Izraelit në Tiranë, ka vizituar në fundjavë Sarandën.

Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, dhe së bashku kanë shkuar në sitin arkeologjik të sinagogës hebraike, në qendër të Sarandës.
Arkeologu Halil Shabani ka treguar për karakteristikat dhe vlerat që paraqet mozaiku dhe menorahu i sinagogës.

Cohen shprehu vullnet të plotë ndaj kërkesës së zotit Çipa, për të sjellë muajt e ardhshëm nga Jerusalemi, nëpërmjet Durrësit në Sarandë, mbulesën prej xhami të mozaikut dhe menorahut të sinagogës, që do ta bëjë atë edhe më të mbrojtur nga faktorët atmosferikë, njëherësh edhe më të ekspozuar e më tërheqëse për vizitorët.

Ambasadori Cohen tha se ka një eksperiencë të mirë nga shërbimi i tij në Bullgari vite më parë dhe të njëjtën gjë tha se do të bëjë edhe për Jugun shqiptar e Sarandën në veçanti, duke sjellë flukse turistësh nga Izraeli, pasi gjithçka këtu është tërheqëse e relaksuese dhe shërbimet turistike shumë të zhvilluara.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.