
Category: Nobelistet
Një poet, një ekonomist dhe tre shkencëtarë me prejardhje hebraike ishin ndër fituesit e Çmimeve Nobel të këtij viti. Sipas Jewish Virtual Library, ka të paktën 208 fitues hebrenj të Nobelit nga më shumë se 900 marrës gjithsej në historinë e përgjithshme të çmimeve.
Dy ekonomistë amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë fituar Çmimin “Nobel në Ekonomi”, për kontributin e tyre në teorinë e ankandeve nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Milgrom u lind në Detroit të SHBA-ve nga prindër hebrenj.
Poete e pedagoge me një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 77-vjeçarja Louise Glück – familja e saj është nga hebrenjtë e Hungarisë – është nga sot fituese edhe e Çmimit “Nobel për Letërsinë”.
Tre shkencëtarë janë vlerësuar me Çmimin Nobel 2020 në Fizikë për punën për të kuptuar vrimat e zeza në hapësirë. Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez u shpallën fituesit e këtij viti në një konferencë shtypi në Stokholm. Roger Penrose, i lindur në Colchester, Essex, është djali i psikiatrit dhe gjenetistit Lionel Penrose dhe Margaret Leathes, një nip i psikologut John Beresford Leathes me gruan e tij nga hebrenjtë rusë, Sonia Marie Natanson, që u largua nga St. Petersburg në vitet 1880.
Çmimi “Nobel në Mjekësi” u është dhënë shkencëtarëve amerikanë Harvey J. Alter (me prindër hebrenj nga Nju Jorku), Charles M. Rice dhe Michael Houghton (i lindur në Britani) “për zbulimin e virusit të Hepatitit C”.
Politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë Lega Nordd nominoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për Çmimin “Nobel për Paqe”, menjëherë pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike me fqinjët e saj të Gjirit – Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Karl Landsteiner është imunologu hebre që zhvilloi sistemin modern të klasifikimit të grupeve të gjakut A, B, AB dhe 0, në vitin 1900, që solli edhe transfuzionin e gjakut pa rrezikuar jetën e pacientit, i realizuar nga mjeku Reuben Ottenberg në Mount Sinai Hospital Mount në Nju Jork në vitin 1907. Në vitin 1930, Karl Landsteiner mori Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi
Biokimisti amerikano-hebre shpiku streptomicinën me të cilën fitoi edhe Çmimin Nobel në vitin 1952
Nadia Murad, një ish-peng i Shtetit Islamik dhe doktori kongolez, Denis Mukwege fitues të çmimit prestigjioz
Të rritur në një familje amerikano-hebreje, të dy fituan çmimin prestigjioz në Mjekësi (1959) dhe Kimi (2006)