Dr.Ymer Elezi: Aron Solomoni, kolegu ynë, që bëri emër në Izrael

Mjeket veterinere shqiptar te gjeneratës se Aron Solomonit, gjenerata e re por edhe shume shoke e miq te tij ndjehen krenar qe biri i tyre i Vlorës edhe pse e ndau jetën ne dysh mes Shqipërisë dhe Izraelit ai kurrë se ndau mendjen nga Shqipëria, duke e përfaqësuar atë denjësisht dhe me krenarinë e një shqiptari edhe ne atdheun e tij te dyte, Izraelin!

Iris dhe Aleksandër Pisha, shqiptarët që akreditojnë kompanitë izraelite

Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre. Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Erika Yomtov, shqiptarja që drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Izraelit, TAMI (IMI)

Erika Yomtov (Langu) sot drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Israelit TAMI (IMI), me vendndodhje në qytetin e Haifes në veri të Izraelit.

Irena Stein-Steinova, shahistja e sukseshme dhe arbitre e shahut në Izrael

Shqiptarët janë të sukseshëm edhe në Izraelin e zhvilluar! Një ndër ta është dhe shahistja dhe arbitre e shahut, IRENA STEIN – STEINOVA, e famshme në Shqipëri dhe e mirënjohur në Izrael.

Kosta (Nini) Kocomandi, Shefi i Katedrës së Energjisë në Universitetin e Teknologjisë në Haifa

Kosta (Nini) Kocomandi është Pedagog dhe Shefi i Katedrës së Energjisë/ Kondicionimit dhe Ftohjes, Shkolla e Lartë e Inxhinierisë Praktike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Technion – Universiteti i Teknologjisë në Haifa, Izrael.