
Category: Maqedonia e Veriut
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, edhe sivjet i bashkangjitet traditës së kremtimit të një feste sublime mijëravjeçare hebreje , siç është ajo e Hanukkah, që do të thotë “Përkushtim”, e quajtur ndryshe Festivali i Dritës Hanukkah. Kjo festë sivjet na ka bërë bashkë edhe me projektin “1000 Menorë” i Ministrisë së Jashtme të Izraelit,
Në shenjë përkujtimi ndaj Hebrenjve të Maqedonisë dhe viktimave të Holokaustit edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit e udhëheq projektin ‘100 Menorë’ në bashkëpunim me Maja Susha nga Komuniteti Hebre në Maqedoni dhe punonjëse e Departamentit për mësimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, si dhe me Shoqatën Acta Non Verba nga Shkupi, ARHAM dhe OJQ izraelite për trashëgiminë e komunitetit hebre në Manastir. Në shënimin e kësaj feste mori pjesë edhe një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup
Fjalimi i plotë i ambasadores amerikane në Shkup, znj. Kejt Bërns, në ITSHKSH-Shkup, më 22.11.2020:
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se: “Të mësosh për Holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike.
Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh dhe dhe Drejtor i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi një bisedë online me Dr. Skënder Asani, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.
Kosovo Jewish Organization nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Institute of the Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians” nga Maqedonia e Veriut
Një delegacion i ITSHKSH-së i kryesuar nga drejtori dr. Skender Asani, po qëndron këtyre ditëve në Izrael, për të thelluar bashkëpunimin në disa sfera me interes për të ardhmen e Institutit dhe për avancimin e përgjithshëm të njohurive mbi miqësinë tradicionale shqiptaro-hebraike.
Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, e vizitoi edhe Komitetin Amerikano-Hebraik në Nju-Jork, ku u prit nga drejtori i Marrëdhënieve Ndërreligjioze dhe Ndërgrupore, Rabbi Noam E. Marans.
Sot në Muzeun dhe Bibliotekën Presidenciale, që është krijuar në shtëpinë ku ka lindur presidenti Woodrow Wilson në Staunton të Shtetit të Virginias në SHBA, u organizua një ngjarje mbresëlënëse dhe e rëndësishme për shqiptarët e mbarë botës.