Inaugurohet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael, Berisha vlerëson bashkëpunimin


Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha, morri pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zyrtarë të lartë të vendit, ministra, deputet, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përfaqësues të biznesit shqiptarë dhe izraelit si dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen. Qëllimi i krijimit të kësaj dhome është nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit. Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një ditë shumë të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve miqësore midis dy kombeve dhe dy vendeve tona, themelimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael, e cila ka një mision shumë të madh pasi do të jetë një avokate e shkëlqyer e interesave të bizneseve, shqiptare dhe izraelite. Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira miqësore midis dy vendeve duke dërguar një përshëndetje të veçantë edhe për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanjau, i cili ka dhënë një mbështetje të fuqishme në hapjen e ambasadës së izraelit në Tiranë dhe të gjitha zhvillimet e tjera mes dy vendeve.

“Në tërë historinë, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë marrëdhënie ndër më njerëzoret dhe më miqësoret, por ato kanë qenë marrëdhënie sporadike, ndërsa sot këto marrëdhënie ecin mbi bazën e një platforme të programua, në një përpjekje shumë serioze për zhvillimin e tyre gjithnjë e më të madh. Izraeli është një shembull frymëzues, për kombet dhe vendet që synojnë zhvillimin. Qeveria shqiptare gjatë këtyre dy dekadave, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Janë bërë përpjekje serioze për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat e avancuara të këtij vendi në të gjitha fushat”, u shpreh kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi më tej se, Shqipëria nga ana e saj, ofron potenciale të mëdha dhe reale për biznesin e Izraelit në fusha të shumta, ndër të cilat do të veçoi turizmin, teknologjinë e lartë, agrobiznesin dhe fusha të tjera.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.