Biznesi Shqiperi-Izrael

Në funksion të shtimit të bizneseve izrealite në vendin tonë, zëvendëskryeministri Peleshi njoftoi organizimin e një forumi në Tel-Aviv. “Në datën 21 dhe 22 tetor, një mision i madh biznesi nga Shqipëria do të vizitojë Izraelin, do të marrë pjesë në një forum të dedikuar marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit”, tha Peleshi. Top Channel e pyeti ambasadorin Cohen se në cilat fusha biznesi izrealit është i interesuar të investojë në Shqipëri. “Mund t’ju them se që kur është hapur ambasada e Izraelit në Shqipëri, një vit më parë ne kemi inkurajuar bizneset nga vendi ynë për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë mundësinë se ku mund të përfshihen në ekonominë shqiptare. Ne si ambasadë mendojnë se ekzistojnë të gjitha kushtet për të sjellë ekspertizën izraelite, kur ne kemi përparuar në disa fusha si përshembull agrikulturën moderne dhe teknologji. Vetëm nga këto dy fusha mund të krijohen shumë vende punë për 10 vitet e ardhshme. Janë shumë kompani izraelite të interesuara për të zbuluar mundësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Jam i kënaqur nga deklarimi i zëvëndëskryeministrit për heqjen e çdo barriere burokratike ndaj biznesit për t’i dhënë sektorit privat më shumë mundësi për të funksionuar dhe operuar”, tha ambasadori Cohen. Peleshi: Borxhet do të shlyhen Zëvëndëskryeministri Peleshi foli edhe për një çështje të mprehtë atë të borxhit të trashëguar nga Qeveria Berisha ndaj biznesit. “Ne do të tregojmë në radhe të parë integritet dhe dinjitet në raport me të gjithë çështjet që shqetësojnë biznesin, në raport me Qeverinë. Nuk dua të përmend shumë në detaje angazhimin tonë të deritanishëm dhe që i qëndrojmë fort, të pagimit të borxheve që Qeveria i ka biznesit. Pra ky është hapi i parë që ne do të bëjmë për të treguar integritet dhe respekt në kontratat që biznesi lidh me Qeverinë”, tha Peleshi. Top Channel: Sa i përket konsesioneve të firmosura përpara 23 qershorit a do të rishikohen dhe kur? Niko Peleshi: Jemi të vendosur që pa cënuar absolutisht marrëdhënien dhe besimin e investitorëve vendas dhe të huaj tek Qeveria shqiptare të rishikojmë të gjitha ato kontrata, të cilat nëpërkembin dhe shkelin interesin publik të shqiptarëve. / Top Channel

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit