Ambasadori Cohen takon kreun e komunitetit mysliman Skënder Bruçaj


Tirane, 9 prill 2014 – Kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë ka mirëpritur sot, një ftesën për një vizitë zyrtare në Izrael, të cilën ia ka bërë vetë ambasadori i këtij vendi në Tiranë, z. David Cohen. Kështu ka bërë të ditur sot, zyra e shtypit e ambasadës izraelite në Tiranë.

Ishte z.Cohen ai që sot vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe u prit në një takim të veçantë nga kryetari Skënder Bruçaj.
Bruçaj e njohu ambasadorin Cohen me traditen, dialogun e tolerancën fetare ndër vite në Shqipëri, punën e veprimtarinë e komunitetit në shërbesë të përmirësimit të edukimit e mënyrës së jetesës së shqiptarëve; ai bëri një panoramë të gjerë të vlerave islame për demokraci, luftë parimore ndaj radikalizmit e çdo lloj ekstremizmi, që është në kundërshtim me paqen, mirëqenien dhe vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare.

Nga ana e tij, ambasadori Cohen i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet Shqipëri- Izrael, si një model për të tjerët dhe nënvizoi tolerancën ndërfetare si promotor në shërbim të ndërtimit të një shoqërie demokratike larg gjuhës së urrejtjes e dallimeve racore e fetare.

Sipas tij, kjo klimë specifike shqiptare duhet promovuar e njohur në botë. Ky identitet tipik shqiptar duhet të frymëzojë mjaft kombe e shtete, që aspirojnë për paqe e prosperitet. “Ne, si komb e shtet,”- theksoi ai, – “kemi shumë ç’të mësojme nga ju, roli i Komunitetit tuaj e gjithe spektri fetar shqiptar, që është përvojë pozitive për ne. E kemi parë dhe është provuar gjatë gjithë historisë së Shqipërisë se mijëra hebrej u strehuan, u mbrojtën dhe u shpëtuan nga ndjekjet vrastare të esktremisteve të të gjitha llojeve e veçanërisht gjatë Holokaustit.”

Në përfundim të takimin, ambasadori Cohen e ftoi Kryetarin e Komunitetit Musliman, z. Bruçaj për një vizitë zyrtare në Izrael, ftesë që u prit me kënaqësi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.