Ambasadori David Cohen feston karnavalet me shkodranët


Shkoder, 01.03.2014 – Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ishte në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në programin festiv të Karnavaleve. Kjo është vizita e dytë që diplomati izraelit, realizon në qytetin e Shkodrës, kur vetem pak ditë më parë ishte për vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku gjatë takimit me kryebashkiakun Lorenc Luka, parashtroi dëshirën e një bashkëpunimi të ngushtë në mes Izraelit dhe qytetit piktoresk dhe me tradita sidomos në fushë e kulturës dhe të artit.

Ndërkohë, sot, së bashku me familjen e tij, si dhe pjesëtarë të stafit të ambasadës, ai preferoi të shijonte prej së afërmi spektaklin e ofruar në qëndër të qytetit, ku nga u pa prej të gjithëve ai paraqitej mjaft i gëzuar dhe entuziast, madje në jo pak here, i befasuar nga ajo çfar po ndodhte, ai fotografonte vete me aparatin e tij, momente të ndryshme të festes.

“Në Izrael kemi një celebrim të ngjashëm, e cila bazohet në historinë e bibles. Dhe, kjo është një mundësi shumë e mirë për të treguar pjesen historike të Shkodrës, një histori që daton në shumë vite të mëparshme.”, tha diplomati izraelit, i cili krahas bashkëpunimit në fushën e biznesit, u shprehë entuziast për një bashkëpunim të ngushtë të Izraelit me Shkodrën në fushën e kulturës.

Ndërsa, për kryebashkiakun Lorenc Luka, kjo është një feste që e entuziasmon qytetin e Shkodrës, i jep një impuls të ri edhe zhvillimit të turizmit kulturor të këtij qyteti.. Më pas, ai shtoi se kjo është një feste pagane, e cila festohet më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse këtu është tradita e kësaj feste, dhe që ne kemi mundsinë më të mirë ta vazhdojmë këtë feste. Zoti Luka, vlerësoi shumë edhe shkollat e qytetit të Shkodrës, të cilat nga ana e tyre kanë bërë një përgatitje speciale për këtë feste, që siç e kërkon edhe tradita e karnavaleve, kanë ditur të përzgjedhin për të reaguar ndaj ndonjë problemi shoqëror, ndaj ndonjë plage shoqërore, ndaj edhe i falenderoi përzemërsisht ato për mesazhin që arriten të përcjellin në publik./atsh

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.