Ambasadori David Cohen viziton Beratin


Berat, 13 mars 2014- Fuqizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes shtetit izraelit dhe atij shqiptar, por dhe vendosja e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ka qenë ky qëllimi i vizitës të Ambasadorit izraelit, David Cohen, në Berat.

Kreu i Ambasadës izraelite u prit nga kryebashkiaku, Fadil Nasufi, ku vizitoi disa biznese private të agrobiznesit me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në këtë fushë.

Cohen foli mbi rëndësinë që ka për shtetin izraelit intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe veçanërisht me Qarkun e Beratit, për mbështetjen që ka dhënë në mbrojtje të popullsisë izraelite gjatë Luftës së Dytë Botërore.

[ot-gallery url=”ambasadori-david-cohen-ne-shqiperi”]

Ndërsa, nga ana e tij kryebashkiaku, Fadil Nasufi, duke e cilësuar qarkun si një oaz të rëndësishëm agrobiznesi, konfirmoi vullnetin dhe gadishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe në sektorë të tjerë.

Më pas Ambasadori sëbashku me përfaqësues të bujqësisë në Berat u ndal në disa inspektime në bizneset private të konservimit e prodhimit të verërave.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.