Presidenti Nishani pret Hamad Amar


Tirane, 17 shtator 2014 – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvendëskryetarin e Knesset-it(Parlamentit të Shtetit të Izraelit), zotin Hamad Amar, njëkohësisht Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael-Shqipëri, dhe delegacionin që e shoqëron.

Presidenti Nishani rikonfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe shtoi se vizitat e fundit dhe veprimtaritë e përbashkëta po i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, duke veçuar edhe rolin e veçantë të diplomacisë parlamentare dhe grupeve të miqësisë në këtë drejtim.

Zëvendëskryetari i Knesset-it, Amar tha se të gjithë hebrenjtë e vlerësojnë me mirënjohje atë që shqiptarët bënë për shpëtimin e tyre gjatë periudhës së Holokaustit. Duke u ndalur në të ardhmen e bashkëpunimit shqiptaro-izraelit, ai u shpreh se ka një interes në rritje të biznesmenëve nga Izraeli për Shqipërinë veçanërisht në fushat e energjisë, kërkimit të naftës dhe gazit, turizmit dhe bujqësisë, ku ka mundësi të mëdha zhvillimi.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë, për sfidat që lidhen me veprimtarinë e grupeve terroriste dhe për bashkëpunimin për përballimin e tyre.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.