Presidenti Rivlin i dergon leter ngushëllimi presidentit Hollande


Jerusalem, 7 janar 2015 -Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, i dërgoi një letër ngushëllimi Presidentit të Republikë Franceze, François Hollande, në lidhje me aktin terrorist në selinë e gazetës satirike Charlie Hebdo në Paris.

Në emër të popullit izraelit, ju paraqes ngushëllimet tona më të sinqerta popullit francez dhe udhëheqësve të tij. Ne jemi të gjithë, nëpërmjet botës së lirë, përballë kërcënimeve terroriste dhe do të qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër atyre që kërkojnë të ndalojnë lirinë e të menduarit dhe që vazhdojnë të shkatërrojnë jetë të shumta. Ne qëndrojmë në krah të Francës në vendosmërinë e saj për të mbrojtur lirinë e mendimit dhe lirinë e shtypit, të cilat janë kolonat themelore të të gjitha demokracive”, thuhet midis të tjerave në letrën e Presidentit Rivlin.

rivlin-charlie

Dy persona të armatosur me kallashnikovë sulmuan ambientet e redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 8 të tjerë.

Viktima mbetën 10 pjesëtarë të stafit të revistës, mes tyre drejtori i saj, Stephan Charbonnier, si dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të saj: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Po ashtu u ekzekutuan edhe 2 punonjës policie.

Presidenti Francois Hollande e etiketoi pa asnjë dyshim ngjarjen si sulm terrorist. “Ne e dinim se ishim të kërcënuar, sikurse dhe vendet e tjera të botës. Kërcënimi i sotëm erdhi sepse ne jemi vend i lirisë”, deklaroi Hollande, i cili mbrëmjen e së mërkurës njoftoi se e enjtja do të jetë ditë zije kombëtare në Francë. Sulmi vjen mes tensioneve në rritje në Francë si pasojë e rritjes së ndikimit islamik në shoqëri.  “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike.

netanjau-sharli

Netanyahu: Radikalizmi islam nuk njeh kufij

Kryemininistri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i dërgoi ngushëllimet e tij popullit francez pas ngjarjes së rëndë  në gazetën satirike “Charlie Hebdo:“Sulmi i islamistëve radikalë nuk njeh kufij. Ky është një sulm ndërkombëtar dhe përgjigjia duhet të jetë ndërkombëtare. Terroristët duan të shkatërrojnë lirinë tonë dhe qytetërimin tonë. Shoqëritë e qytetëruara të botës duhet të bashkohen kundër radikalizmit islam. Nëse ne qëndrojmë së bashku dhe nëse ne nuk jemi të ndarë, atëherë ne mund të mposhtim këtë tirani që kërkon të asgjësojë lirinë tonë ”.

 

avigdorLieberman: Izraeli  bashkohet me dhimbjen e Francës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, gjithashtu dërgoi ngushëllimet e tij: “Izraeli  bashkohet me dhimbjen e Francës. Terrori dhe terroristët nuk duhen lejuar kurrë të shkaktojnë frikë në botën e lirë dhe Perëndimi duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur përballë këtij rreziku”.

 

 

 

masakra masakra-01

charli-03

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.