Netanyahu udhëzon Mosad të ndihmojë autoritetet franceze  


Jerusalem, 10 janar 2015 – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu udhëzoi ministrin e Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman dhe kreun e Mosadit, Tamir Pardo, për të dhënë “çdo ndihmë të mundshme” autoriteteve franceze në ndriçimin e vrasjve të Charlie Hebdo dhe dy pengmarrjeve në Paris.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Netanyahut, Ofir Gendelman përmes një njoftimi në rrjetin social “Tweeter”.

Kryeministri Netanyahu gjithashtu takoi ambasadorin francez në Izrael, Patrick Maisonnave, duke riafirmuar dëshirën e Izraelit për të punuar së bashku me Francën në “mposhtjen e armiqve të vlerave të demokracisë”.

Gjatë sulmit terrorist në selinë e Charli Hebdo në Paris u vranë 12 njerëz, përfshirë karikaturistin hebre Georges Wollinski.

Forcat e policisë franceze vranë të premten, dy terroristët, vëllezërit Kouashi.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.