Vriten tre terroristet ne Paris


FRANCE – Pas 8 orësh terrori, policia i ka dhënë fund pengmarrjes se dy vëllezërve terroristë që shkaktuan masakrën në “Charlie Hebdo”, duke i vrarë ata. Dy franko-algjerianet Said dhe Cherif Kouachi prej orëve të mengjesit ishin fshehur në një shtypshkronjë në veri-lindje të Parisit, ku ndodhej edhe një person tjetër. Pas orëve të gjata të rrethuar nga policia dhe dështimit të negociatave me dy xhihadistet, efektivët ndërhynë duke i vrarë ata, ndërsa pengu ka shpëtuar.

Nga të dhënat e para mësohet se dy vëllezërit kanë dalë duke qëlluar me breshëri ndaj forcave të sigurisë që i kishin rrethuar, ndërsa janë qëlluar për vdekje.

8 gazetarë, 2 oficerë policie, një mirëmbajtës dhe një vizitor mbetën të vdekur e 11 të tjerë të plagosur, në sulmin e 7 janarit, kur dy vëllezërit e armatosur sulmuan me breshëri automatike zyrat e redaksisë së revistën satirike Charlie Hebdo. Sulmuesit dyshohet se janë militantë ekstremistë islamikë të indinjuar nga karikaturat tallëse dhe ofenduese ndaj profetit Muhamed që kjo revistë kishte publikuar që prej tre vitesh.

Po ashtu, në të njejten kohë është nderhyrë edhe në pengmarrjen e dytë që u shenua rreth orës 13:00 në lindje të Parisit në një dyqan ushqimor. Amedy Coulibaly, i cili për mese 4 ore mbajti peng 6 persona, u vra nga policia. Ndersa mësohet se 4 pengje kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve janë vrarë nga Amedy përpara se të ndërhyhej nga policia, ndërsa një tjetër është vrarë gjatë ndërhyrjes.

Gjithashtu raportohet se në gjendje të rëndë nga pengmarrja në dyqan janë edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë qenë të gjithë hebrenj. Ndërkaq dyshohet se Amedy Coulibaly nuk ka vepruar i vetëm duke qenë se brenda dyqanit mendohet se kanë qenë 2 pengmarrës.

Coulibaly shfaqi hapur lidhjen me dy vellezerit terroriste te sulmit ne “Charlie Hebdo”, kur kërcenoi autoritetet se do të vriste të gjithë pengjet nëse policia nuk largohej nga vëllezërit Kouachi për t’i lënë të lirë ata. Paris, merr fund tmerri në dyqan, vriten 4 pengje dhe 1 prej autorëve.

Obama: Lufta s’ka mbaruar, bashkë ndaj terrorizmit
Ora 20:10 Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është ndalur në sulmet terroriste në Francë, ku ka shprehur vendosmërinë e SHBA-së për të qenë krah Francës në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Deklarata e Presidentit Obama

Cameron, Renzi, Merkel dhe Rajoy të dielën në Paris
Ora 20:05 Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ai i Italisë, Matteo Renzi së bashku me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel do të jenë përkrahë Presidentit të Francës, Francois Hollande në marshimin e Paqes në Paris të dielën. Cameron, Renzi, Merkel dhe Rajoy përkrah Hollande

Hollande: Franca mbetet objektiv, të jemi vigjilent!
Ora 19:50 Hollande nënvizon se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar ende, pasi Franca vijon të mbetet një objektiv për të tjera sulme. Dhe në këtë kuadër, ai ka kërkuar nga policia dhe populli francez të tregohet vigjilent, që sulme të tilla të mos përsëriten. Deklaratat Presidenti francez i bëri në një dalje për mediat, pas përfundimi të dy aksioneve të policisë në dy pengmarrjet e ditës së sotme nga terroristët.Deklarata e Presidentit të Francës Hollande

Cherif Kouachi: Jam në mision për Al Kaedën e Jemenit
Ora 19:45 Cherif Kouachi, një prej vëllezërve terrorist në një lidhje telefonike mëngjesin e sotëm nga Tv francez BFM ka konfirmuar se është në mision për Al Kaedën e Jemenit

Vëllezërit Kouachi nuk e dinin se kishin një peng
Ora 19:22 Njeriu i izoluar në zyrën e Dammartin-en-Goele nuk ishte kurrë peng i vëllezërve Kouachi, pasi ata nuk e kishin vënë re në asnjë moment praninë e tij. Mediat franceze të cilat bëjnë të ditur edhe lajmin shtojnë se ai ishte fshehur në një kuti dhe kishte lajmëruar policinë me celular.

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se i përket pengmarrësit të 4
Ora 19:00 Hetuesit francezë bëjnë me dije se kanë gjetur një trup të pajetë, i cili është ende i paidentifikuar. Sipas tyre, trupi i pajetë mund të jetë i pengmarrësit të dytë në dyqan. Nëse do të konfirmohej se viktima është një nga pengmarrësit do çonte në 4 edhe numrin e pengmarrësve të vrarë në të dyja ngajrjet në Paris.

Francë, sërish pengmarrje, hajdutët peng punonjësit e argjendarisë
Ora 18:40 Ndërsa në Paris policia ndërhyn duke vrarë dy vëllezërit Kouachi, të cilët pas vrasjeve në revistën satirike në Charlie Hebdo, morën peng një person sot, dhe ndërhyrjes në pengmarrjen tjetër ku u vra pengmarrësi Amedy Coulibaly dhe 4 pengje, ka ndodhur një tjetër situatë pengmarrje, kësaj here në Montpelje.

Francë, sërish pengmarrje, hajdutët peng punonjësit e argjendarisë

Vëllezerit Kouachi dolen nga shtypshkronja e qëlluan mbi policinë
Ora 17:25 Pas deshtimit te negociatave policia franceze hodhi ne ambientet e brendshme te shtypshkronjes bombe molotov duke detyruar dy vellezerit terroriste te dalin jashte. Por perballja nuk ka qene aspak e lehte teksa autoret kane qelluar ndaj policise, ku gjate shkembimit me arme ata kane humbur edhe jeten.

Pengmarrjet e fundit ne France nga i njejti grup terroriste
Parisi është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste me të shtëna, hedhje bombash e pengmarrje brenda 48 orëve në kryeqytetin francez. Me pengmarrjen e fundit të një dyqani ushqimoresh, u shënua sulmi i pestë dhe dyshohet se ka një lidhje mes akteve të fundit terroriste në vend dhe dy ekstremistëve islamikë që kryen masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” dy ditë më parë.

Pas hetimeve autoritetet e Parisit kanë bërë një lidhje mes sulmit në revistën satirike ku humbën jetën 12 persona dhe sulmit të djeshëm ku humbi jetën një oficere policie, ku sipas tyre ata rezultojnë të njohur. Zbardhja e një skeme të autoriteteve policore bën një lidhje mes sulmuesit të djeshëm dhe atij të sotëm, që ka marrë peng një dyqan ushqimor në Paris. Kjo skemë lidh kështu të arratisurin e djeshëm dhe pengmarrësin e sotëm si një individ, i identifikuar paraprakisht si Amedy Coulibaly sëbashku me një të të fejuarën e tij Hayat Boumeddiene, këta të fundit të njohur me dy vëllezërit Kouachi, të cilët janë terroristët e masakrës në Charlie Hebdo.

 

Shqiptarja.com

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.