Aplikacioni MediSafe, 6 milione dollare nga download

Izraelisot.com, 14 janar 2015 –  Kompania izraelite start-up MediSafe, aplikacioni që i ndihmon pacientët të marrin medikamentet e tyre, kapi vlerën e 6 milionë dollarëve.

Aplikacioni MediSafe është shkarkuar në mbi 1,3 milionë smartfonë dhe tableta deti tani.

Platfotma e krijuar nga kompania i lejon  një personi të marrë medikamentet rregullisht, dhe nëse ai harron t’i marrë ato, atëherë sistemi e lajmëron atë sërish, deri sa ai t’i marrë ato.

Sistemi u vjen në ndihmë edhe mjekëve, për t’i krijuar  raportet e tyre.

MediSafe ka hyrë tani edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara, duke pasur zyrat kryesore në Boston, por pjesa zhvillimore do të qëndrojë në Izrael.

MediSafe u themelua nga Omri “Bob” Shor.

Lexo më shumë