Mosad, shërbimi inteligjent izraelit


Mosad – apo siç mund të përkthehet në shqip, “Instituti”, është shërbimi inteligjent kombëtar izraelit.

Ai është një nga njësitë e inteligjencës në Izrael, krahas Aman (shërbimi inteligjent ushtarak) dhe Shin Bet (shërbimi që kujdeset për sigurinë e brendshme).

Mosad është shkurtimi i “Ha’Mosad leModi’in u’leTafkidim Mejuhadim” (Instituti për Informacionin dhe Operacionet Speciale).

Mosad është përgjegjës për grumbullimin e të dhënave, mbulimin e operacioneve dhe kundërterrorizmit, si dhe për sjelljen e hebrenjve në Izrael nga vendet ku zyrtarisht agjencitë “Aliyah” (Emigrimit) janë të ndaluara, si dhe mbrojtjen e komunitetit hebre. Drejtori i tij raporton direkt Kryeministri i Izraelit.

Mosad u themelua, më 13 dhjetor 1949, si “Instituti Qendror për Koordinimin” me rekomandimin e Kryeministrit David Ben-Gurion. Drejtori i parë është Reuven Shiloah (1949–53). Më pas Mosad është drejtuar nga Isser Harel (1953–63), Meir Amit (1963–68), Zvi Zamir, (1968–73), Yitzhak Hofi (1973–82), Nahum Admoni (1982–89), Shabtai Shavit (1989–96), Danny Yatom (1996–98), Efraim Halevy (1998–2002), Meir Dagan (2002–2011) dhe Tamir Pardo (nga viti 2011).

Drejtori aktual i Mosad është Tamir Pardo (vitlindja 1953). Ai e mori detyrën, më 1 janar 2011, duke pasur Meir Dagan. Pardo është lindur në Tel Aviv në një familje me orgjinë turke dhe serbe. Ai ka shërbyer si oficer i komunikimit në forcat speciale elitare Sayeret Matkal. Ai ka shërbyer gjithashtu në njësinë Shaldag Unit. Ai ishte një anëtar në njësinë e komanduar nga Yonatan “Yoni” Netanyahu dhe mori pjesë në Operacionin Entebe. Joni Netanjyahu, vëllai i madh i Benjamin Netanyahu, u vra gjatë një operacioni.

Pas kompletimit të shërbimit të tij ushtarak, Pardo u bashkua me Mosad në vitin 1980, kur ai ishte 27 vjeç. Ai mori pjesë në disa operacione të klasifikuara dhe është nderuar tri herë me çmimin e “Sigurisë së Izraelit”. Ai ka qenë përgjegjës i departamentit “Keshet”, përgjegjës për operacionet, përfshirë dhe grumbullimin e të dhënave inteligjente përmes incizimeve dhe metodave fotografike dhe me vonë numri 2 dhe tashmë numër 1 i Mosad.

Një nga operacionet më të mëdha të realizuara nga Mosad dhe që i dha atij famë ndërkombëtare dhe prestigj në botë si një shërbim efikas është zbulimi dhe arrestimi në vitin 1960 i liderit nazist, Adolf Eichman në Argjentinë. Një ekip me pesë agjentë të Mosad, të udhëhequr nga Shimon Ben Aharon realizuan misionin. Pas përgjimit, verifikimit ata arrestuan Adolf Eichman, i cili në Argjentinë fshihej me emrin e rremë Ricardo Klement. Adolf Eichman u soll në Izrael, u gjykua për krimet e bëra dhe u dënua me vdekje në 1 qershor 1962.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.