Moshe Sadfie, Medalja e Arte e Arkitektures

Izraelisot.com, 2 shkurt 2015 – Arkitekti izraelito-kanadez, Moshe Sadfie, është një emër legjendar në botë përsa u përket projekteve që ka realizuar.

Një punët e tij më të famshme është edhe Marina Bay Sands Hotel në Singapore.

Safdie është i njohur për dizajnin e tij kulturor dhe social, dhe një prej tyre është edhe kompleksi Habitat 67 në Montreal.

Gjenialiteti i tij shtrihet në strukturat e sofistikuara të mega-ndërtesave që ai ka projektuar.

Arkitekt, planifikues urban, edukator, teoricien dhe autor, tashmë 77 vjeç, u nderua së fundi me çmimin më prestigjioz në fushën e arkitekturës: Medalja e Artë 2015 e Institutit Amerikan të Arkitektëve.

Medalja iu dha Moshe Sadfie për pinën e tij të fundit në Singapore, hotelin me vlerë 6 miliardë dollarë Marina Bay Sands Hotel, pronë e e miliarderit amerikan Sheldon Adelson i Las Vegas Sands Corp.

Hoteli ka një strukturë kolosale prej 56 kate.

 

 

Lexo më shumë