Washington Post: CIA-MOSAD bashkepunuan per vrasjen e Mughniyeh


Izraelisot.com, 2 shkurt 2015 – Gazeta e madhe amerikane “Washington Post” bëri të ditur se, vrasja e shefit të operacioneve ndërkombëtare të Hezbollah në Damask në shkurt të vitit 2008, Imad Mughniyeh, erdhi pas një operacioni të përbashkët CIA-Mosad.

Mughniyeh u vra, më 12 shkurt 20058 në Damask, Siri, kur një bombë ishte vendosur në një makinë që u shpërthye pasi ai kaloi pranë saj më këmbë. Hezbollah fajësoi Izraelin për vrasjen e Mughniyeh dhe u betua për hakmarrje. Izraeli nuk e konfirmoi apo mohoi kurrë përfshirjen e tij në vrasjen e Mughniyeh.

Sipas “Washington Post”, bomba që vrau Mughniyeh u vendos nga agjentët e Mosad, të cilët ishin në komunikim me agjentët e CIA-s që punonin në kryeqytetin e Sirisë, Damask. SHBA-të raportuan kishin ndihmuar në ndërtimin e bomës, e cila ishte testuar disa herë në poligonet e CIA-s në Karolinëne Veriut, për ta bërë të sigurt se shpërthimi i saj do të ishte në një zonë të kufizuar, për të pasur dëmet në minimumin e mundshëm.

Ish-zyrtarë të SHBA-ve thanë se Mughniyeh ishte i lidhur direkt me trajnimin e milicisë shite në Irak që kishin si objektiv forcat amerikane.

Sipas gazetës amerikane, autorzimi për të vrarë Mughniyeh kërkonte firmën e Presidentit amerikan të asaj kohe, George W. Bush.

Ish-zyrtarë të SHBA-ve thanë për “Washington Post” se, CIA dhe Mosad punuan së bashku për muaj të tërë, për të monitoruar lëvizjet Mughniyeh në Damask para vrasjes së tij.

CIA nuk preferoi të bënte një koment të saj në lidhje me lajmin e publikaur në “Washington Post” të premten e kaluar.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.