Euro U21 2017, Izraeli dhe Shqiperia ne Grupin 4


Izraelisot.com, 6 shkurt 2015 – Izraeli dhe Shqipëria janë në një grup (4) në kualifikueset e Kampionatit Europian U-21, finalet e të cilit do të luhen në vitin 2017 në Poloni. Shorti u hodh në Nion të Zvicrës, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino. Në grupin 4 janë edhe Portugalia, Izraeli, Greqia, Hungaria dhe Lihteshtejnini. Kjo është hera e pare qe Izraeli dhe Shqipëria ndeshen ne nivel kombëtaresh, por janë luajtur dhjetë ndeshje midis ekipeve. Trajneri i Hungarisë, Laszlo Szalai, tha për faqen e federatës hungareze: “Në pamje të parë mund të jemi favoritë, por në fakt kemi një grup shumë të vështirë. Portugalia është ekipi më i vështirë, por edhe Shqipëria, Greqia dhe Izraeli e kanë rritur potencialin në lojën e tyre”. Ekipet europiane janë ndarë në 9 grupe (1-9), ku nëntë vendet e para do të kualifikohen direkt për në finalet e Euro 2017 për t’iu bashkuar Polonisë organizatore. Katër vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj vendeve të para, të treta, të katërta dhe të pestë në grupin e tyre do të shkojnë në “play-off” dhe do të çiftohen në short për të përcaktuar edhe dy ekipet fundit të kualifikuara që do të marrin pjesë në finale me 12 ekipe.

 

NDESHJET DIREKTE

03.09.2015 Shqipëri-Izrael

10.10.2016 Izrael-Shqipëri

 

GRUPET

Grupi 1: Çeki, Belgjikë, Mali i Zi, Moldavi, Letoni, Maltë

Grupi 2: Itali, Serbi, Slloveni, Irlandë, Lituani, Andorrë

Grupi 3: Francë, Ukrainë, Skoci, Islandë, Maqedoni, Irlanda e Veriut

Grupi 4: Portugali, Izrael, Greqi, Hungari, Shqipëri, Lihtenshtejn

Grupi 5: Danimarkë, Rumani, Armeni, Uellsi, Bullgari, Luksemburg

Grupi 6: Spanjë, Suedi, Kroaci, Gjeorgji, Estoni, San Marino

Grupi 7: Gjermani, Rusi, Austri, Finlandë, Azerbajxhan, Ishujt Faraoe

Grupi 8: Holandë, Sllovaki, Turqi, Bjellorusi, Qipro

Grupi 9: Angli, Zvicër, Norvegji, Bosnjë, Kazakistan

 

RRUGA DREJT FINALES

DATA E NDESHJEVE

FAZA E GRUPEVE

 

23–31 mars 2015

8–16 qershor 2015

31 gusht–8 shtator 2015

5–13 tetor 2015

9–17 nëntor 2015

21–29 mars 2016

29 gusht–6 shtator 2016

3–11 tetor 2016

 

Play-off

7–15 nëntor 2016

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.