Presidenti Nishani vlerëson Ambasadorin izraelit Cohen me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”


Tirane, 13 shkurt 2015 – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi sot Ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Tiranë, David Cohen me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” për veprimtarinë dhe kontributin e rëndësishëm diplomatik në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, veçanërisht të marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore, si dhe për ndihmesën e vyer në ripërtëritjen e lidhjeve historike mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Në fjalën e rastit, Presidenti Nishani vuri në dukje se: “Veprimtaria e pareshtur dhe kontributet e një miku të Shqipërisë dhe popullit shqiptar për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin, miqësinë, mirëkuptimin, ndjenjën e afërsisë, rritjen e investimeve, ofrimin dhe dhënien pa rezerva të përvojës së pasur izraelite në shumë fusha me interes të përbashkët, kanë hijeshuar misionin diplomatik të Ambasadorit Cohen në vendin tonë.

Falë përvojës së tij të pasur diplomatike e të shtrirë në tre kontinente, Ambasadori Cohen ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për zhvillimin gjithnjë në rritje të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, bujqësore dhe energjetike. Shumë e vyer ka qenë ndihma për forcimin e shkëmbimeve në fushën e kulturës, si dhe për prezantimin e zakoneve dhe traditave fisnike që karakterizojnë të dy popujt tanë.”

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se ka nderin dhe privilegjin të vlerësojë e të nderojë duke shprehur mirënjohjen edhe në emër të qytetarëve shqiptarë, kontributin e qenësishëm diplomatik të Ambasadorit Cohen në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.