Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti në takim lamtumire Ambasadorin e Izraelit z. David Cohen


Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri z. David Cohen.

Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën disa vjeçare të Ambasadorit Cohen në Shqipëri si një kontribut të vyer në ngritjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit në nivel të shkëlqyer dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.

Kryetari i Kuvendit bëri gjithashtu një vlerësim të veçantë për angazhimin e Ambasadorit Cohen dhe Ambasadës së Izraelit në Tiranë në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona mike.

Ambasadori i Izraelit z. David Cohen pasi shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri, si dhe për cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe që gëzojnë sot dy vendet, e siguroi kryetarin e Kuvendit z. Meta se ai do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjes së kontakteve njerëzore e kulturore mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Z. Meta i uroi suksese Ambasadorit Cohen në angazhimet e tij të ardhshme dhe shprehu bindjen se shqiptarët mbështeten në miq të tillë që i shërbejnë me përkushtim forcimit të marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.