Hoxhaj: Kosovarët dhe hebrenjtë kanë luftuar gjatë për shtetet e tyre


Gjatë qëndrimit në Izrael, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një sërë intervistash për mediet e këtij vendi ku ka folur për mundësinë e njohjes nga Izraeli dhe fillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në intervistën për programin “One to One” të televizionit iNews24 në Tel Aviv, Hoxhaj ka thënë se pavarësia e Kosovës është një fakt gjeopolitik dhe njohja nga Izraeli do të thoshte shumë.

Për ne është shumë me rëndësi që ta kemi mbështetjen e shtetit të Izraelit dhe popullit hebre në drejtim të njohjes së pavarësisë. Detyra ime këtu është për të shikuar mundësitë e hapjes së një kapitulli të ri të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona duke përfshirë mes parlamenteve, në ekonomi, arsim e kulturë.. Ne kemi të kaluar pothuajse të njëjtë të vuajtjeve dhe përpjekjeve të mëdha për pavarësi e shtet. Ne kemi bërë një luftë të gjatë për ta pasur shtet. Prandaj njohja nga Izraeli do të ishte me shumë peshë” ka thënë Hoxhaj.

Më tej ai ka hedhur poshtë krahasimet e mundshme ndërmjet Kosovës si rast dhe Palestinës duke thënë se pavarësimi i Kosovës është konsekuencë e një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur 20 vite më parë me shkatërrimin e Jugosllavisë dhe krimet serbe të kryera në Kosovë. “Rastet thjeshtë janë të pakrahasueshme” ka thënë Hoxhaj.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.