Nishani i hap rrugë emërimit të Ambasadorit në Izrael


Presidenti Bujar Nishani i ka hapur rrugë emërimit të ambasadorit shqiptar në Izrael, ndërsa vijon të bllokojë shkarkimin e dy ambasadorëve, Mal Berishën në Londër dhe Neritan Cekën në Romë.

Presidenti Nishani ka dekretuar dje miratimin e Bardhyl Canajt si përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Izrael.

Emërimi i diplomatit në Izrael është mbajtur i bllokuar nga Presidenti Nishani prej disa muajsh, kohë kur Ministria e Jashtme hartoi një ligj të ri për shërbimin diplomatik dhe emërimin e ambasadorëve shqiptarë në shtetet e huaja. Presidenti ka argumentuar bllokimin me argumentin se qeveria nuk konsultohet me të për emërimet.

Ndërkohë, Bardhyl Canaj ka qenë një nga tre emrat e propozuar nga Ministria e Jashtme dhe njëkohësisht nga qeveria për ambasador, së bashku me Visar Zhitin si i propozuari i qeverisë në Vatikan dhe Fatos Rekës në Maqedoni.

Për të tre këta emra, Presidenti Nishani pati deklaruar se nuk do t’i dekretonte për shkak të mungesës se konsultimit me ministrin e Jashtëm. Fatos Reka mori firmën e Presidentit, vetëm pas ngjarjeve të rënda në Kumanovë dhe pas disa thirrjeve edhe nga deputetët e Partisë Demokratike

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.