Hakersat izraelitë zbulojnë listën e sulmeve të planifikuara nga ISIS


Kompania izraelite e siber-spiunazhit “Intsights” ka zbuluar një listë të sulmeve të planifikuara nga Shteti Islamik, që përfshin sulme kundër bazave ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Gjetja u realizua pasi hakeruan një chat të grupit terrorist në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas bashkë – themeluesit dhe nënkryetarit të “Intsights”, Alon Arvatz, ndër pikat prioritare për sulmet terroriste të përmendura në listë janë bazat në Kuvajt, Bahrein dhe Arabi Saudite, në shenjë hakmarrjeje kundër ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj për përdorimin e tyre si bazë e sulmeve ajrore kundër xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Kompania gjithashtu pohon se në mesazhet e hakeruara janë zbuluar edhe kërkesat që ISIS ka bërë për kryerjen e sulmeve dhe disa nga objektivat më potenciale janë sulmuar tashmë nga besnikët e organizatës terroriste. Njëri prej tyre, ishte dhe sulmi ndaj kishës në Normandi, Francë, ku u vra një prift  85 vjeç.

Ndërkohë lista e plotë e sulmeve te planifikuara që njihet nga një rreth 500 pjesëmarrësit në grupin e mesazheve, përfshin bazat e forcës ajrore në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të Europës Perëndimore, si dhe ato izraelite. /DITA

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.