“Diplomaticus”/Profesori izraelit Efraim Inbar: Terrorizmi, jo rezultat i varfërisë. Irani edhe më i rrezikshëm se ISIS

Efraim Inbar, profesor i shkencave politike në universitetin izraelit të Bar-Ilan, drejtues i qendrës për studime strategjike Begin-Sadat, gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në News24 shpreh opinionin e tij në lidhje me çështjen më të nxehtë të momentit, atë të terrorizmit dhe ekstremizmit.


Efraim Inbar, profesor i shkencave politike në universitetin izraelit të Bar-Ilan, drejtues i qendrës për studime strategjike Begin-Sadat, gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në News24 shpreh opinionin e tij në lidhje me çështjen më të nxehtë të momentit, atë të terrorizmit dhe ekstremizmit.

Ai deklaron se grupe si ISIS apo Al Kaeda kanë një motivim ideologjik. Sipas tij ata i përmbahen një versioni shumë të dhunshëm të islamit dhe veprojnë në përputhje me këtë ideologji.

Dua ta bëj shumë të qartë se terrorizmi nuk është rezultat i varfërisë. Nuk ka një lidhje mes terrorizmit dhe varfërisë. Bin Laden ishte milioner përpara se të themelonte Al Kaeden. Nuk ka një lidhje mes mungesës së shkollimit dhe terrorizmit. Liderët e Hamasit, grupit radikal sunit në Gaza, janë mjekë, avokatë, janë të arsimuar mjaft mirë. Pra është e gjitha ideologjike” deklaron Inbar.

Efraim Inbar shikon Iranin më të rrezikshëm sesa ISIS.

Irani mund të bëhet fuqi bërthamore në të ardhmen e afërt, ndërsa ISIS është shumë larg nga kjo mundësi. Duhet ta kuptojmë se terroristët janë të dobët, terrorizmi është një armë e të dobëtit. Shtetet janë shumë më të rrezikshme sepse shtetet kanë avionë, shtetet kanë sisteme raketore dhe shtetet mund të bëhen fuqi bërthamore”, deklaron profesori Izraelit Efraim Inbar per televizionin News 24.

I pyetur sesi është pritur ne Izrael lajmi se mund te kishte një sulm terrorist ndaj ekipit izraelit te futbollit teksa luante ne Shqipëri, Inbar deklaron se për izraelitet nuk është diçka e re.

Mendoj se nuk është ndonjë çudi për Izraelitët pasi ata kanë qenë shënjestër e grupeve terroriste jashtë vendit. Kemi parë në të kaluarën terroristë nga Hezbollah dhe grupe të tjera palestineze duke u përpjekur të dëmtojnë izraelitët që udhëtojnë jashtë vendit, në Europë dhe gjetkë. Në Indi për shembull. Kështu që u kuptua si një tjetër përpjekje armiqësore arabe kundër izraelitëve” thekson profesori Izraelit Inbar në News24.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.