Karmiel-Berat, marrëveshje binjakëzimi

Në qytetin e Karmielit, Izrael, u organizua ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes bashkive të Beratit dhe Karmielit


(Izraeli Sot) – Në qytetin e Karmielit, Izrael, u organizua ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes bashkive të Beratit dhe Karmielit. Marrëveshja u nënshkrua përkatësisht nga Kryetarët e Bashkive, Petrit Sinaj dhe Adi Eldar.

Në fjalën përshëndetëse të të dy kryetarëve të Bashkive, u nënvizua rëndësia e veçantë që ka bashkëpunimi në kuadër të kësaj marrëveshjeje, në fushat e menaxhimit të administratave lokale, shkëmbimeve kulturore-artistike, intership-et dhe vendosja e lidhjeve mes të rinjve të dy qyteteve, programeve të përbashkëta dhe shkëmbim modelesh në administrimin e problematikave të infrastrukturës, eksperiencave në sistemin arsimor dhe ruajtjes së ambientit.

Gjithashtu në ceremoni përshëndetën Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, Presidentja e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Felicita Jakoel dhe Qytetari i Nderit i të dy Bashkive, Doktor Zino Mathatia.

Në ceremoni ishte i pranishëm komuniteti i shumtë shqiptaro-hebre, i cili jeton dhe punon prej kohësh në qytetin e Karmielit.

Me këtë rast, në ambientet e Bashkisë së Karmielit, nën kujdesin e Ambasadës, u çel ekspozita fotografike “Shqipëria ndër vite” e fotografit izraelit Doron Bacher, i cili realizoi set-in fotografik me pamje nga Shqipëria dhe ndryshimet pozitive që ka pësuar ajo nga viti 1991 deri në vitin 2016.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.