Veliaj në Samitin e Qyteteve në Izrael


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. është përzgjedhur nga Samiti i Qyteteve që u mbajt në Tel Aviv për të prezantuar projektet e Tiranës nga parkimi me sms, aplikacioni “Tirana ime” dhe transformimet në favor të fëmijëve si këndet e lodrave, çerdhet, kopshtet e shkollat, si dhe projektet urbane si Pazari i Ri apo politikat e strehimit me kredi të buta.

Tirana u bë pjesë dhe kryesoi në Samitin e Qyteteve në Tel Aviv, bashkë me qytete si Frankfurti dhe Varshava.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Veliaj u prit nga Kryetari historik i Bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai, qytet me të cilin do të ketë bashkëpunim në fushën e turizmit dhe inovacionit.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës u prit në Bashkinë e Jeruzalemit nga homologu i tij, Nir Barkat, me të cilin Tirana pritet të bashkëpunojë për arsimin dhe inkubatorët e inovacionit. Kryebashkiaku Barkat shprehu kënaqësinë e takimit me homologun Veliaj dhe vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve në fushën e arsimit dhe inovacionit./Javanews.al/a.m.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.