Mossad do të nxjerrë dosje të fshehta për “Engjëllin e Vdekjes” të nazistëve


Dosje më parë të klasifikuara të Mossadit, rreth përpjekjeve të pasuksesshme të agjencisë së spiunazhit për të kapur nazistin famëkeq, dr. Josef Mengele do të vihen në dispozicion të publikut në fund të kësaj jave.

Raportet, fotografitë dhe harta nga dosja me emrin e koduar “Meltzer File” për ndjekjen që iu bë të ashtuquajturit “Engjëlli i vdekjes” janë midis tre vëllimeve të mbledhura nga njësia e historisë e Mossadit, rreth operacioneve për të kapur kriminelët nazistë të luftës, që shtrihen nga viti 1959, deri në vitin 1991.

Kjo do të jetë hera e parë që agjencia e inteligjencës së Izraelit do të nxjerrë publikisht dosje të tilla, një konfirmim ky i rëndësisë historike të përmbajtjes së tyre.

Autori i studimit është Yosef Chen, 81 vjeç, një i mbijetuar i holokaustit i lindur në Poloni, i cili erdhi në Izrael në anijen Exodus në vitin 1947 dhe u bashkua me Mossadin në vitin 1976. Ai kaloi shtatë deri në tetë vitet e fundit duke punuar për këtë libër.

Një nga dokumentet përmban përfundimin e mbledhjes së fshehtë të kabinetit, të thirrur nga kryeministri i atëhershëm Menachem Begin, në vitin 1977: “Ne vendosëm të udhëzojmë Mossadin që të vazhdojë kërkimin për kriminelët nazistë të luftës, sidomos Joseph Mengele, me qëllim që t’i sjellin para gjyqit në Izrael. Nëse ata nuk mund të sillen në gjyq – të vriten!” / Bota.al

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.