60 mijë mbështetës të Izraelit në Marshimin e Jerusalemit


Dhjetëra mijëra njerëz nga Izraeli edhe mbi 80 vende të botës marshuan në zemër të Jerusalemit për festën hebraike të njohur si “Sukkot”.

Marshimi i Jerusalemit (“Jerusalem March”), i cili çdo vit mbledh mijëra mbështetës pro-izraelitë, përshkoi zemrën e kryeqytetit.

Bashkia e Jerusalemit tha se më shumë se 60 mijë veta morën pjesë, të cilët përfaqësonin më shumë se 80 vende.

Marshuesit, shumë prej tyre nga grupet kristiane, mbanin flamuj të Izraelit dhe të vendeve nga vinin ata, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Korenë e Jugut, Kinën dhe Angolën.

Kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Nir Barkat, tha se marshimi ishte “më emocionues se çdo herë tjetër”, pasi zhvillohet në Izrael në përvjetorin e 50-të të bashkimit të Jerusalemit, qysh kur Qyteti  i Vjetër dhe Jerusalemi Lindor u bë pjesë e Izraelit në vitin 1967. (d.f/IzraeliSot)

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.