Si u pritën kosovarët në Izrael në vitin 1999


Më shumë se 30,000 izraelitë ishin mbledhur në Tel Aviv, në vitin 1999 në koncertin humanitar duke u solidarizuar me refugjatët shqiptarë nga Kosova. Sponsorët e koncertit thanë se kishin mbledhur 700,000 dollarë amerikanë për të zhvendosurit.

Turma e madhe u mblodh në qendër të Tel Avivit për koncertin, të mbajtur në solidaritet me refugjatët shqiptarë që iknin nga luftimet në Kosovë.

Në koncert kishin marrë pjesë artistë më të njohur izraelitë. Ata thanë se kishin mbledhur më shumë se gjysmë milioni dollarë amerikanë. Shumë nga donacionet u mblodhën në një bankë mobile të stacionuar në vendin e koncertit.

Ushtarët izraelitë po udhëheqin një spital me 100 shtretër në kufirin maqedonas për të trajtuar refugjatët që iknin nga konflikti në Kosovë që kur NATO filloi bombardimin e Serbisë.

Marrë Gazetaexpress.com

 

Lexo më shumë

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Kompozitori i famshëm izraelit, Boris Pigovat: “Lule Bore” e meriton të jetë himni i “IsraAlb”

Boris Pigovat është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës izraelite dhe asaj botërore. Kënga e famshme shqiptare “Lule…

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.