Kosova krijoi rastet, Izraeli shënoi golat


Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, me rezultat 0:4, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në praninë e rreth 4.000 tifozëve.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi nuk e paraqet forcën reale në fushë, pasi lojtarët tanë patën shumë më tepër nga loja, por pësuan gola naiv. Lojtar i ndeshjes pa dyshim ishte portieri izraelit, Omri Glazer (gjë të cilën në konferencë për media e pohuan edhe dy trajnerët) i cili me pritjet e tij sidomos në fillim të ndeshjes bëri që ecuria e lojës të jetë krejt ndryshe nga ajo çfarë treguan të dyja skuadrat në fushën e gjelbër.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe qysh në minutat e para Florent Hasani dhe Bersant Celina dolën në pozita të mira shënimi, por portieri izraelit nuk lejoi të mposhtet porta e tij. Ndërkohë, mysafirët arritën të shënojnë qysh në daljen e parë para portës së Bekajt, nëpërmjet Nachmias (15’).

Edhe pas këtij goli futbollistët tanë nuk u zmbrasën dhe iu afruan portës disa herë, por pa arritur dot ta çojnë topin në rrjetë. Në anën tjetër, mysafirët na ndëshkuan sërish nga një kundërsulm, kësaj radhe në minutën e 44-t përmes Weissman.

Në pjesën e dytë trajneri Rafet Prekazi bëri ndryshime në përbërje në tentim për ta përmbysur rezultatin, por me gjithë qarkullimin e topit dhe rastet e krijuara sërish mungoi goli. Natyrisht ‘fajtor’ për këtë ishte portieri izraelit që reagoi për mrekulli në disa raste.

Më pas erdhi edhe goli i tretë i Izraelit i shënuar nga Dasa (58’), duke zbehur në plotni shpresat për rikthim. Ndërkohë, në minutat shtesë kur tanët po bënin përpjekje që së paku të shënonin golin e nderit, u pësua edhe goli i katërt të cilin e realizoi Cohen (90’+2’). Ndeshjen nga afër e ndoqën presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe shumë personalitete tjera.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.