“Të qëndrojmë së bashku”, zv.ambasadori Fisher gatuan për fëmijët me nevoja speciale


Zëvendësambasadori i Izraelit në Tiranë, Yuvale Fisher, ishte midis fëmijëve me nevoja speciale në qendrën sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Tiranë.

“Një ditë e këndshme me fëmijët me nevoja speciale në qendrën sociale ‘Të qëndrojmë së bashku’ në Tiranë”, shkruan në statusin e tij diplomati i lartë izraelit, i cili publikoi edhe një sërë fotosh nga aktiviteti.

Fëmijëve iu ndanë dhurata të ndryshme, ndërkohë që vetë zoti Fisher gatoi dhe u shërbeu atyre.

Lexo më shumë