“Mesazh nga Tel Avivi” , dokumentari kushtuar ndihmës izraelite në Kosovë


Është aktivitet i shoqatës “Miqësia Kosovë-Izrael” shfaqja e një dokumentari në ambientet e kazermës “Adem Jashari” që quhet “Mesazh nga Tel Avivi” .Në kuadër të po të njejtit aktivitet është hapur edhe ekspozita “Mbrëmja e Harruar për Kosovën”,krejt kjo kushtuar ndihmës izraelite gjatë periudhës së Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Gjeneral brigade Enver Cikaqi, falënderoi organizatorët për vizitën dhe kohën që ndanë për këto aktivitete,dhe tha se 19 vjet pas luftës i kthehemi kujtimit të një periudhe të vështirë nëpër të cilën ka “Gjatë kësaj kohe popullit tonë i kanë dalë në ndihmë shumë popuj të cilët kanë pasur një histori të ngjashme me popullin tonë. Ne nuk do të harrojmë kontributin e gjithë popujve që ndihmuan dhe, kurrsesi, popullit të Izraelit, të cilët ndihmuan popullin e Kosovës duke mos harruar ndihmën që shqiptarët iu patën dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.kaluar populli i Kosovës.
Xhangyle Iliazi një nga organizatorët e kësaj ngjarjeje u shpreh se marrëdhëniet në mes shqiptarëve në Ballkan pa dallim nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Hebrenjve kanë një lidhje të fuqishme.

“Dua të them një fakt se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri nuk është vrarë as një hebre, dhe numri i tyre për t`u strehuar në tokat shqiptare është rritur në masë të madhe për shkak të shumë faktorëve siç janë: bujaria dhe besnikëria e shqiptarëve, pushtimi italian, bektashizmi, besa e shqiptarit e shumë faktorë të tjerë. Prandaj tani po kthehem tek mbështetja e popullit dhe shtetit Hebre në kohën e luftës në Kosovë, që ndihmuan në masë të madhe. Populli Hebre që jeton në SHBA dhe në Evropë ndikuan që në Kosovë mos të ndodhë spastrimi etnik. Gjithashtu edhe gjatë kohës së luftës u erdhën në ndihmë refugjatëve të zhvendosur nga vatrat e luftës e që ishin vendosur në Maqedoni dhe Shqipëri”, tha ajo,shkruan RTKLive.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.